Categories Lajme

“Zbrit urgjent”/ Biseda e trafikantit të “Limit” pasi i arrestojnë xhaxhain: Spiunllëk s’ka tjetër!

“BalkanWeb” publikon dosjen e plotë të Prokurorisë të operacionit “Limit” që coi në pranga 58 persona, nën akuzën për trafik të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës.

Në vijim të përgjimeve të përgjimeve, prokuroria ka transkriptuar bisedën e Olger Braimllarit, menjëherë sapo ka marrë vesh se xhaxhai i tij Genci Bamllari është arrestuar. Ai komunikon me telefon me Aleksandër Pepin, edhe ky i arrestuar në vijim të hetimeve. Në bisedë Olgeri i kërkon Aleksandrit të dalë me urgjencë, c’ka për prokurorinë ka ngritur dyshime si person i përfshirë në grupin e strukturuar kriminal. Aleksandër Pepi ishte gjithashtu i njohur me emrin (Bani) Biseda telefonike është regjistruar më 17 dhjetor 2018.

Bani: Ë mo vlla!
Olgeri: Ku je o ?
Bani: Në shpi
Olgeri: Zbrit poshtë urgjent!
Bani: Ja erdha
Olgeri: Aj

Në vijim të transkriptimeve telefonike është regjistruar edhe biseda mes Olger Bamllarit dhe Andrea Kapuranit. Andrea thotë se e kishte marrë për ta pyetur për xhaxhain por kishte marrë Lanën dhe Olgeri konfirmon se e kishin kapur.

Pak orë më vonë, në po të njëjtën ditë, Olger Bamllari komunikon me shtetasin Erion Demolli, i cili gjithashtu e pyet për xhaxhain dhe Olgeri i konfirmon se e kishin kapur. Një ditë më pas, Olger Bamllari bisedon me Vangjush Kapuranin dhe e pyet për xhaxhain.

Bamllari: Alo!

Kapurani: E mo, Geri!
Bamllari: E mo !
Kapurani: E mo unë s’dinja gjë dje mo, sot e mora vesh në mëngjes
Bamllari: Eo
Kapurani: Bo bo bo . Ndonjë spiunllëk, ndonjë kshu ëëë?
Bamllari: Po spiunllëk o, s’ka tjetër
Kapurani: Po. Po. Mirë o

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME