Categories Lajme

Zbulohet plantacioni me drogë në Spanjë, arrestohen dy shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia në Spanjë pasi janë kapur duke punuar në një plantacion droge.

Mediat vendase shkruajnë se plantacioni ishte i vendosur në dy banesa të ndryshme brenda së njëjtës pronë, ku u gjetën 795 bimë të mëdha marijuane, si dhe rreth 4.7 kilogramë sytha të së njëjtës lëndë, të paketuara me vakum dhe gati per shitje.

Plantacioni i cili ishte i lidhur ilegalisht me rrjetin elektrik, kishte një instalim të madh dhe të sofistikuar, ku vetëm llambat e përdorura vlerësoheshin në më shumë se 20,000 euro. Po kështu, në kontrollin e kryer u arrestuan 2 persona me origjinë shqiptare dhe më pas u arrestua një i tretë me origjinë çeke, i përfshirë në ngjarje.

Konkretisht, ata janë arrestuar për veprat penale të anëtarësimit në organizatë kriminale, trafik droge dhe mashtrim me energjinë elektrike. Të arrestuarit janë vënë në dispozicion të organit gjyqësor, i cili ka urdhëruar arrestimin me burg për dy prej tyre./Hoy.es

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME