Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda saj, policia italiane gjeti kilogramë drogë, pajisje për përzierje dhe presim të lëndëve narkotike, ndërsa në pranga përfundoi një shqiptar 52-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë.

Operacioni, sipas mediave italiane, u zhvillua nga efektivët e komisariatit Mecenate, të cilët kishin vënë nën vëzhgim shqiptarin prej disa kohësh. Sipas mediave italiane, ai u ndoq deri në një godinë në zonën e Via San Dionigi, ku hyri nga një derë dytësore në një pallat ku nuk banonte.

Policia ndërhyri sapo 52-vjeçari hyri në ambientet e brendshme dhe zbuloi se një banjo jashtë përdorimit ishte kthyer në bazë për përpunimin dhe fshehjen e drogës. Në tavolinat e punës u gjetën rreth 2.5 kilogramë heroinë, mbi 5 kilogramë substanca përzierëse, peshore precize, materiale paketimi dhe pajisje që përdoren për presimin e drogës para shpërndarjes në treg.

Por zbulimi nuk mbaroi aty. Brenda një elektroshtëpiakeje të vjetër dhe jashtë funksionit, efektivët gjetën edhe 1.5 kilogram tjetër heroinë, mbi 100 gram kokainë, hashash dhe kartëmonedha false.

Hetuesit dyshojnë se ambienti përdorej si pikë përgatitjeje dhe magazinimi për shpërndarjen e drogës në Milano, ndërsa po verifikohet nëse shqiptari kishte lidhje me rrjete të tjera të trafikut të narkotikëve në zonë.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste drogë, pranga 35-vjeçarit në Bërzhitë!

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Bërzhitë për shitje droge. Policia i ka sekuestruar E.Tafanit 833…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! DETAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“The Albanian Files”, harta e resorteve mbi natyrën shqiptare

Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al “Në një botë autokratësh, a mund të…

LEXO ME SHUME