Categories Lajme

Zbulohet udhëzimi/ Makinat luksoze të k.r.iminelëve, si do veprojë Policia pas sekuestrimit

Zbulohet një udhëzim i datës 17 maj 2019, por hyrë vetëm tani në fuqi, ku përcaktohet çfarë do ndodhë me automjetet pas konfiskimit.

Ky udhëzim i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, që administron Rezervat e Shtetit, synon të unifikojë veprimet që kryhen nga administrata të ndryshme me makinat dhe motorrat e konfiskuar në dobi të shtetit nga qytetarë apo subjekte që kanë kryer shkelje të karakterit penal, ose të bllokuar për probleme të ndryshme.

Udhëzimi përcakton se do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave dhe Materialeve të Shtetit administrata përgjegjëse për marrjen e masave të nevojshme për pranimin dhe marrjen në dorëzim të automjeteve dhe motomjeteve që kalojnë në Rezervat Materiale të Shtetit, si pasojë e konfiskimit.

Mjetet e konfiskuara do të kategorizohen duke përcaktuar peshën reale të tyre, nga një komision i ngritur nga ana e drejtorit të përgjithshëm të Rezervave Materiale të Shtetit.

Komisioni për kategorizimin e mjeteve, duke marrë për bazë këto kritere: viti i prodhimit, kilometrat e përshkruar, gjendja teknike e motorit, normat e harxhimit të karburantit për 100 km, gjendja teknike e pjesëve xhenerike, sistemin elektrik, pamja e jashtme e mjetit dhe tapicerinë, norma e emetimit të gazrave, kategorizon mjetet, si më poshtë: a) mjete që plotësojnë kushtet teknike për qarkullim; b) mjete që do të administrohen në skrap, duke përcaktuar njëkohësisht edhe peshën fizike respektive.

Për mjetet e marra në dorëzim “de jure”, komisioni për kategorizimin e realizon veprimtarinë në pikën ekzistuese të ruajtjes së mjeteve. Për efekt kontabiliteti, mjetet e konfiskuara, pas marrjes në dorëzim nga drejtoritë e Rezervave Materiale të Shtetit, do të kontabilizohen me vlerën një lek.

Komisioni i kategorizimit, për përcaktimin e peshës reale fizike të mjeteve që do të administrohen në skrap, vepron si më poshtë: a) përcakton peshën bosh të mjetit, sipas librezës teknike, pllakatës metalike apo faqes zyrtare të internetit, që përmbajnë të dhënat për peshën e mjeteve; b) bën një klasifikim të mjeteve: – nga 3.5 tonë deri në 10 tonë; – kamionçinë deri në 3.5 tonë; – furgon dhe fuoristradë; – autoveturë; – motoçikletë; c) peshës teknike bosh i zbret peshën që përfshin: xhamat, pjesët plastike të kroskotit, sediljet, tapiceritë, gomat, parakolpi, stopat, fenerët etj., që, për shkak të natyrës, nuk përfshihen në kategorinë e skrapeve, sipas klasifikimit të mjeteve.

Pas kategorizimit, Drejtoria e Rezervave i dërgon Zyrës Qendrore Kombëtare të Interpol Tirana listën e mjeteve të kategorizuara për qarkullim me numrat e shasisë për konfirmim, nëse mjeti është në kërkim. Në rast se mjetet nuk rezultojnë në kërkim, u nënshtrohen procedurave të shitjes me ankand publik. Në rast se mjetet rezultojnë në kërkim, vijojnë gjendje pranë Rezervave të Shtetit për procedura të mëtejshme.

Ministri miraton strukturën përgjegjëse dhe nisjen e procedurave të shitjes me ankand të mjeteve të konfiskuara. Mjetet e kategorizuara për skrap u shiten vetëm shoqërive me objekt veprimtarie mbledhje dhe përpunim skrapi. Me qëllim që autoriteti shitës të sigurohet për tjetërsimin për skrap (shkatërrimin/demolimin e mjeteve objekt ankandi), strukturat përgjegjëse për zhvillimin e ankandit parashikojnë në kushtet e veçanta të kontratës klauzola për verifikimin e zbatimit të kontratës, në përputhje me objektin e saj dhe në zbatim të detyrimeve mjedisore që rrjedhin nga politikat mjedisore në Ministrinë e Mbrojtjes. Çmimi i shitjes përcaktohet për kilogram skrap, sipas përqindjes së metaleve që përmban çdo mjet, sipas legjislacionit në fuqi mbi ankandin publik.

Lista e mjeteve që plotësojnë kushtet teknike për qarkullim, që do të shiten me ankand, sipas legjislacionit në fuqi mbi ankandin publik, së bashku me të dhënat përkatëse, për vitin e prodhimit, markën dhe modelin, me qëllim përllogaritjen e vlerës fillestare të shitjes, i dërgohet nga struktura përgjegjëse për zhvillimin e ankandit, zyrës doganore më të afërt, e cila përdor si burim informacioni buletinët që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet evropiane. Të ardhurat kalojnë në buxhetin e shtetit.

Mjetet që plotësojnë kushtet teknike për qarkullim, të cilat u janë nënshtruar procedurave të shitjes me ankand publik dhe procedurat e ankandit kanë dështuar, trajtohen për skrap.

Mjetet e kaluara në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit shiten duke i trajtuar si mjetet e konfiskuara. Për këtë rast, në përfundim të procedurave të shitjes, struktura përgjegjëse për zhvillimin e ankandit njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për vlerën e realizuar nga shitja me ankand.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në rast se pas shitjes së mjetit evidenton diferencë të mundshme në lekë, ia kthen atë shkelësit; në rast se evidenton se vlera e shitjes rezulton më e ulët se vlera e gjobës, atëherë vlera e shitjes konsiderohet e ardhur përfundimtare në buxhetin e shtetit dhe kryen sistemimin e veprimeve dokumentare dhe të rakordimit të kontabilitetit./Shqip

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME