Categories Lajme

Zgjidhen kryetarët e dhjetë degëve të Partisë Demokratike, këta do të jenë drejtuesit e rinj

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ditën e sotme ka publikuar listën e fituesve të kryetarë të dhjetë degëve të demokratëve në vend.

Në njoftim bëhet me dije se procesi është hapur në orën 08:00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18:00.

Njoftimi i plotë: 

Bazuar në Vendimin Nr. 3, datë 26 shkurt 2024 të Kryesisë së PDSH dhe në Vendimin Nr. 4, datë 28 shkurt 2024, të Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, në datat 23 dhe 24 mars 2024 u zhvilluan zgjedhjet për Kryetar në 10 degë të PDSH.

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00. Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOE-s nga Komisionet e Votimit dhe Numërimit, fitues në garën për Kryetar sipas degëve, u shpallën si më poshtë vijon:

1.PD dega Mallakastër, z. Resmi Bilbil Shanaj me 82% të votave
2.PD dega Devoll, z. Elvis Jani Hajdërlli me 74% të votave
3.PD dega Polican, z. Behar Veli Xhaferaj me 63% të votave
4.PD dega PEqin, z. Mustafa Zylyf Pashja me 88% të votave
5.PD dega Shijak, z. Denis Lutfi Duka me 53% të votave
6.PD dega Bulqizë, z. Shaqir Mislaf Manjani me 78% të votave
7.PD dega Tropoje, z. Bardhyl Sahit Hoxhaj me 71% të votave
8.PD dega Kukës, z. Rrahman Shefqet Dema me 58% të votave
9.PD dega Kucovë, z. Nevjan Pasho, me 94% të votave
10.PD dega Mirditë, z. Aleksandër Lala, me 85% të votave

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falënderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë aktive e procesit të votimit për zgjedhjen me parimin një anëtar një votë të Kryetarëve të degëve të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME