Categories Lajme

Zgjidhje për “roleksët britanik”/ Shqiptarët në Angli arrijnë të heqin byzylykët gjurmues

Në një shenjë që mund të interpretohet si sfidë apo lëvizje e paefektshme, tabloidi britanik Daily Mail, menjëherë pas deklaratave të Ministres së Brendshme Suela Braverman për vendosjen e byzylykëve elektronikë, çdo emigranti i ardhur me gomone, për ti gjurmuar ata, sesa për t’i mbajtur të ndaluar nëpër kampet e emigrantëve ose gjetkë, për shkak të kostove mjaft të larta financiare të një praktike të tille, kjo media ka botuar video të ndryshme të disa  kriminelëve dhe emigrantëve shqiptarë, ku ata i presin me gërshëre të thjeshta këto pajisje.

Të quajtura ndryshe nga shqiptarët e Britanisë si “rolekset britanik”, këto pajisje monitorimi elektronik vendosën përgjithësisht në kaviljen e këmbës dhe gjurmojnë vendodhjen dhe lëvizjet e personave që i mbajnë ato. Sipas Braverman çdo tentative për të hequr byzylykun elektronik apo kalimi në të zezë, do çojë në mohimin e lirimit me kusht dhe heqjen automatikisht të të drejtës së qëndrimit të mëtejshëm në Britani.

Një masë e tillë mesa duket vlen më shumë për shqiptarët sesa emigrantët e kombësive të tjera të cilët Britania nuk  kthen dot për momentin në vendet nga kanë ardhur. Ndërsa shqiptarët e ardhur me gomone, falë marrëveshjes Rama- Sunak të dhjetorit të kaluar, mund t’i kthejë në Tiranë.

Prandaj gjasat janë që potencialisht emigrantët shqiptarë të ardhur me gomone duke qenë se do jenë me kohë borxh dhe siguri matematikore rikthimi, nuk kanë çfarë të humbasin tjetër nga prerja e byzylykëve elektronik.

Në një rast të tillë hipotetik, gjasat janë që ata do kenë çdo lloj shtytje për ta bërë një veprim të tillë për t’u ikur autoriteteve te emigracionit e duke kaluar në të zezë, dhe eventualisht duke rënë në duart e krimit të organizuar e për të përfunduar siç ndodh shpesh në shtëpitë e barit e shpërndarjes së drogave.Kaq e thjeshtë është.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME