Categories Sport

“Zhduku” Ronaldon, Djimsiti: Dua trofeun me Atalantën

Mbrëmja e djeshme do të mbahet mend gjatë nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Djimsiti. 25 vjeçari i Atalantës ishte shtyllë kyçe në suksesin 3-0 që Bergamaskët arritën përballë Juventusit.

Pas takimit, Djimsiti mori lëvdata të shumta nga mediat italiane, të cilët e përgëzuan për sigurinë e treguar në prapavijën e bluzinjve, si dhe neutralizimin e Cristiano Ronaldos.

Në të njëjtën linjë ishte dhe vetë mbrojtësi, i cili për mikrofonët e “Rai Sport” nuk e fshehu kënaqësinë.

Ishte shumë e rëndësishme për të përmirësuar gabimet e bëra kundër Romës. Gabuam në ndeshjen e pak muajve më parë dhe sot ne u përpoqëm të bëjmë më mirë kundër Juventusit. Sot kemi arritur të mbrojmë dhe të sulmojmë të gjithë së bashku. Kjo fitore na jep shumë motivim për të ecur përpara. Dy ndeshje kundër Fiorentines mungojnë para finales, por tani po mendojmë për kampionatin ku kemi një ndeshje shumë të vështirë kundër Cagliarit, “përfundoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME