Categories Lajme

Zjarr i madh në një fshat të Vlorës, dyshohet të ketë qenë e qëllimshme

Një zjarr i madh ka rënë rreth orës 12:30 në fshatin Kërkovë të Vlorës. Zjarri ka rënë në kodrat e fshatit, të cilat janë të mbjella kryesisht me ullinj dhe pemtari të zonës. Mbi 4 automjete zjarrfikëse janë angazhuar në aksionin për shuarjen e flakëve, por terreni kodrinor dhe i thepisur e ka vështirësuar ndërhyrjen e tyre. Pas shumë minutash në luftë me flakët duke ndërhyrë për ta fikur zjarrin në terren, efektivët zjarrfikës e kanë vendosur nën kontroll.

Vatra e zjarrit dyshohet të ketë qenë e qëllimshme. Zjarri është ndezur nga banorët e zonës për të pastruar tokat ose mbeturinat, teksa i favorizuar nga era ka dalë jashtë kontrollit duke marrë përmasa të mëdha. Si rjedhojë e flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e mbjellë me ullinj. Dëmet materiale në vendngjarje janë të mëdha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tragjike në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën elektriçisti në Divjakë

Një elektriçist humbi jetën tragjikisht këtë pasdite në Divjakë. Xhuljo Shtëmbari ishte në krye të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjashmëria me Chris LaCivita trazoi rrjetin, Vullnet Sinaj flet për herë të parë: Nuk kam gjë me të, por…

Në një intervistë për News24, deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka komentuar një ngjashmëri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Martini do të festonte 15-vjetorin e lindjes, prindërit i shkojnë te varri me lule dhe tullumbace

Kjo ditë do të ishte plot gëzim për familjen Cani, ku djali i tyre i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Prill 2025

Dashi Parashikohet një ditë disi e mbytur për ju, ku pozitiviteti dhe negativiteti do të…

LEXO ME SHUME