Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bersiah ka publikuar mesazhin e një banori të “Astirit”, i cili shprehet se në pallatin e tij ka rënë një zjarr në instalimet elektrike duke rrzikuar të gjithë pallatin, por që rasti po mbahet i fshehtë. Denoncuesi shprehet se kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur.
Postimi i plotë:
Zjarri ne paisjet elektrike te nje pallati qe rrezikou jeten e dhjetra banoreve mbahet i fshehte nga Lal Plehu!
Lexoni mesazhin e banorit dixhital. sb
Persh z.Berisha!
Lal plehu me kallam deshtakun po mundohet te fshehin nje zjarr masiv qe ka ndodhur ne pallatin tone ke unaza e re ne astire, qe mund te kishim pasoja katastrofike ne njerez,jane djegur komplet kabullat e istalimeve elektrike ne nje pallat 8 katesh dhe disa hyrje qe kane dal jashte funksionit si te banushme,ndersa monstrat e bashkise nuk kane ardhur akoma ne vendngjarje edhe pse ka mbi 10 ore qe ka ndodhur kjo katastrofe!!
Brenda muajit kjo eshte hera e dyte qe ndodh ne po te njejtin blloke pallati,qe do te thote se kjo eshte si pasoj e cilesise shume te dobet te amortizimit!
Pronari pallatit quhet Muharrem Bregu,qe ne momenti qe ka pare policine ka ikur dhe eshte fshehur si mi,edhe pse nga pallati dilte tym e flak qe sic te thash me siper mund te kishte pasoja katastofike!!
