Categories Lajme

Zyrtare/ Kompania bullgare Vivacom pronari i ri i Telekom Albania

Telekom Albania është shitur tashmë zyrtarisht te kompania bullgare Vivacom. Burime Brenda Telekom bëjnë të ditur se negociatat janë mbyllur me sukses dhe bullgarët do të jenë pronarët e rinj.

Vivacom ka blerë 75% të aksioneve, ndërsa 25%, të paktën zyrtarisht, do t’i takojnë biznesmenit shqiptar-bullgar Elvin Guri. Guri prej afro 20 vjetësh ushtron aktivitet në Bullgari, me disa kompani të suksesshme në sektorin financiar.

Në Shqipëri, ai njihet për lidhje me një nga biznesmenët më të mëdhenj në vend, Samir Mane. Të dy kanë qenë ortakë në kompaninë e mikrofinancës Final, para se ajo t’i shitej këtë vit estonezëve të IuteCredit.

Ka arsye për të besuar se pas Elvin Gurit mund të qëndrojë figura e Samir Manes, gjithnjë e më i pranishëm në sektorë strategjikë të ekonomisë.

Vlera e shitjes së Telekom Albania nuk bëhet e ditur, megjithatë oferta e Vivacom dhe Elvin Gurit ishte më e ulët se ajo prej 61 milionë eurosh e paraqitur nga Telekom Srbija.

Telekom Srbija ishte blerësi i përzgjedhur nga Cosmote, por kundërshtimi i qeverisë shqiptare për të pranuar pronësinë e kompanisë publike serbe në një sektor strategjik bëri që negociatat të dështonin. Rrjedhimisht, Cosmote hyri në bisedime me ofertuesin e dytë më të lartë, Vivacom, raporton Konica.al.

Vivacom është kompania më e madhe e telekomunikacioneve në Bullgari, me mbi katër milionë klientë. Vivacom e mbylli vitin 2017 me një xhiro në vlerën e 455 milionë eurove.

Telekom Albania është ndërkohë kompania e dytë më e madhe e shërbimeve celulare në Shqipëri, me rreth 1.1 milionë klientë. Ashpërsimi i konkurrencës dhe rënia e fitimeve në vitet e fundit e shtyu grupin grek Cosmote ta nxirrte në shitje kompaninë e parë të shërbimeve celulare në Shqipëri. Grekët e blenë kompaninë AMC nga qeveria shqiptare në vitin 2000, për 85 milionë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME