Categories Lajme

Alarmi i kuq/ 50 mijë të vdekur nga infeksionet spitalore

Alarm i kuq për vdekshmërinë si pasojë e infeksioneve spitalore në Itali, por jo vetëm. Sipas statistikave rezulton se në vitin 2003 numëroheshin 18 668 vdekje si pasojë e tyre, ndërsa në vitin 2016 janë regjistruar 49 301 raste të tilla, duke shënuar edhe numrin më të lartë në 28 vendet e BE me 30%.

Raporti me të dhënat është prezantuar në Romë nga Institucioni i Vrojtimit Shëndetësor Kombëtar. Në 13 vitet e fundit indeksi i vdekshmërisë nga infeksionet që merren në spital është dyfishuar në të dyja gjinitë dhe të gjitha grupmoshat, por situata më problematike paraqitet tek pacientët mbi moshën 75-vjeç.

Në raport del në pah se rastet më të shumta paraqiten në zonat veriore të Italisë, aty ku janë përqendruar edhe spitalet kombëtare me të mira, por për këtë gjë duhen vrojtuar edhe faktorë të tjerë që mund të kenë ndikim.

Infeksionet spitalore në 80% të rasteve mund të merren fare thjeshtë, duke prekur dorezat e dyerve dhe sipërfaqe të tjera të cilat nuk janë të sterilizuara dhe rrjedhimisht të pasura me mikrobe mjaft të rrezikshme./Klan plus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME