Categories Lajme

Detaje shokuese për shqiptarin në Greqi: Aleksandri abuzoi dy herë me 19-vjecaren, herën e parë e ndërprenë

Jo një herë, por dy herë është abuzuar me vajzën 19-vjeçare nga Aleksandër Luca dhe një 23-vjeçar rom.

Maria Krikopoulou, avokatja e vajzës, shpjegoi si ka ndodhur ngjarja.

“Abuzimi është bërë në dy faza. Herën e parë, shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij ndaluan sepse i ndërprenë. Më pas, e morën dhe e futën në makinë, e më pas shkuan në një vend të largët”, tha avokatja.

Ajo tregon se 19-vjeçarja nuk kishte miqësi me dy autorët, por i njihte për shkak se të rinjtë mblidheshin zakonisht nëpër sheshe ku dëgjonin muzikë. Kurse vëllai i 23-vjeçarit rom është në të njëjtën shkollë me vajzën e abuzuar.

Avokatja shprehet se 19-vjeçarja nuk mund të reagonte dhe nuk mund të bënte rezistencë pasi ndaj saj u ushtrua dhunë.

Vajza ka identifikuar 20-vjeçarin shqiptar Aleksandër Luca dhe 23-vjeçarin rom. Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë, kurse shqiptari ndodhet tashmë në qeli për rastin e studentes Eleni Topaloudi. Kjo e fundit ishte dhunuar, abuzuar dhe vrarë nga Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras.

Të dy kanë pranuar përfshirjen në këtë ngjarje dhe ndodhen në qeli. Rasti i rëndë ka ndodhur më 28 Nëntor 2018 në ishullin Rodos të Greqisë. Vetëm 24 orë pas kësaj ngjarje, Aleksandër Luca kishte abuzuar me vajzën tjetër 19-vjeçare, që u zbulua gjatë kësaj jave./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME