Categories Lajme

“Emri i tij do të thotë çlirim, ka lindur në 1999. Sot po lufton me jetën sepse ka folur gjuhën e tij amtare”

Dy të rinj shqiptarë të moshës 19 vjeçare, punëtor nga Kosova, janë rrahur barbarisht në Novi Sad të Serbisë, dhe njëri prej tyre raportohet të jetë në rrezik për jetën.

Ata janë sulmuar vetëm pse ishin dëgjuar duke folur shqip. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar dhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Çitaku ka shkruar se Maloku është sulmuar për shkak se ka folur shqip në qytetin serb.

“Emri i tij është Çlirim Maloku. Ai është nga Kosova. Emri i tij do të thotë Çlirim. Ai është lindur më ’99, vitin kur Kosova është çliruar nga okupimi serb. Javën e kaluar ai është rrahur në Serbi, sepse ka folur gjuhën e tij amtare. Sot ai po lufton për jetën e tij. Merreni me mend”, thuhet në shkrimin e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME