Categories Lajme

Fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë Euro,asnjë gjurmë nga Avdjol Dobi

Avdjol Dobi, përfaqësuesi i vetëm i kompanisë “DH Albania”, e cila me dokumente të falsifikuara të publikuara në emisionin “Të Paekspozuarit”, fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë Euro, është thirrur tri herë nga Prokuroria, por nuk është paraqitur.

Dëshmia e 26-vjeçarit që fitoi 18 milionë Euro për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe dhe 12 milionë të tjera për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Burrel-Peshkopi, konsiderohet thelbësore për hetimet.

Por organi i akuzës nuk po bie në gjurmët e tij. Në bazë të sistemit Tims, ai rezulton të jetë në Shqipëri. Fletë-thirrjet i janë dërguar në adresën e biznesit në godinën “ABA Business Center”, shkruan TV Klan.

Prokuroria është edhe në pritje të letër-porosive të dërguara në shtetin e Delaëerit ku është themeluar kompania mëmë e “DH Albania”, Danëell Huberman.

Katër dokumente dyshohet se janë falsifikuar nga kompania, mes tyre firma e Sekretarit të Shtetit të Delaëerit, bilancet e kompanisë, data e themelimit dhe të dhënat e një noteri atje.

Përveç falsifikimit, prokuroria është duke hetuar edhe për shkeljen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Hetuesit dyshojnë se falsifikimi i këtyre dokumenteve të jetë bërë në Shqipëri, por pritet që leter-porosia ta konfirmojë zyrtarisht.

Javën e ardhshme pritet që Prokurroia të kryejë disa veprime të tjera hetimore që do sjellin zhvillime në këtë çështje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME