Ka lindur pa krahë, pilotja nuk e lë fatin t’i shuajë ëndrrat: Bëj me këmbë atë që të tjerët e bëjnë me duar
Jessica Cox ka lindur pa krahë por kjo nuk e ka ndaluar që të bëjë çdo gjë që ajo ka ëndërruar.
Cox ka lindur në Arizona ndërsa mjekët edhe sot e kësaj dite nuk e kanë zbuluar se pse krahët e saj nuk u zhvilluan në kohën që ndodhej në mitër.
Por, edhe pse nuk i ka dy gjymtyrë, Jessica thotë për mediat që nuk është ndjerë kurrë e limituar. Dhe, ajo falënderon prindërit për kurajon dhe forcën që i kanë dhënë gjatë viteve.
Ajo tregon:
“Po zëvendësoj me këmbë atë që pilotët e tjerë e bëjnë me duar. Nëna ime pati një shtatzëni normale dhe pastaj në ditën e lindjes sime, prindërit e mi përjetuan një shok absolut. Sidomos nëna ime..”