Një nga artikujt më të shtrenjta në botë si është edhe kryevepra e Leonardo da Vinçit, Salvator Mundi e madje edhe disa artikuj të tjerë shumë të shtrenjta, thuhet se janë vendosur në superjahtin e princit të kurorës Saudite Mohammed bin Salman.
Vendndodhja e pikturës ka qenë një mister pasi u shit për një rekord prej 450 milionë $ në ankand nga Christie në Nju Jork në vitin 2017.
Të hënën, Artnet, një shërbim lajmesh në industrinë e artit, raportoi se piktura 500 vjeçare mbahej në jahtin, 550 milionë Euro, ‘Serene’ të Princit Mohammed.
Artnet tha se “dy drejtorët e përfshirë në këtë transaksion” i kishin thënë gazetarit të saj se kjo vepër arti u zhduk në mes të natës në aeroplanin e MBS dhe u zhvendos në jahtin e tij, Serene pa u dalluar nga askush”.
Salvator Mundi (latinisht për Shpëtimtarin e Botës) ka qenë në qendër të një stuhie polemikash mbi sugjerimet se ajo ishte pikturuar nga një prej asistentëve të Leonardos dhe jo nga vetë artisti.
“Duke kaluar shumë kohë pa u zbuluar, kjo kryevepër tani është dhurata jonë për mbarë botën”, tha në qershor të vitit 2018, Mohamed Khalifa al-Mubarak, kryetari i departamentit të kulturës dhe turizmit në Abu Dhabi.
“Ne shpresojmë që shumë shpejt të mirëpresim njerëzit nga afër për të dëshmuar edhe më shumë për bukurinë e saj”.
Megjithatë, vetëm një javë para zbulimit për publikun, takim i cili ishte planifikuar të ndodhte në 18 shtator 2018, u anulua dhe nuk është vendosur ende një datë e re për këtë gjë.
Identiteti i blerësit mbeti një sekret pas ankandit derisa Nju Jork Times zbuloi se ajo ishte blerë nga një anëtar pak i njohur i familjes mbretërore saudite, Princi Bader bin Abdullah bin Mohammed bin Farhan al-Saud. Ai është mik i ngushtë i princit Mohammed dhe pasi ankandit u emërua ministri i parë i Kulturës në vend.
MarineTraffic, një aplikacion që gjurmon anijet duke përfshirë superjahtet, tregon se Serene është aktualisht në Port Said, një qytet egjiptian ku Kanali i Suezit takon Detin Mesdhe.
Guardian ka raportuar më parë për trendin në rritje për miliarderët të cilët vendosin objekte shumë të çmuara arti në super jahtet e tyre.
Sheikh Mansour bin Zayed al-Nahyan, pronar i Manchester City dhe zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, ka disa qindra pjesë në bordin e superjahtit të tij prej 444 dollarësh, Topaz.
Joe Lewis, një biznesmen, i lindur në Britani, i cili ka një pasuri prej 3.9 miliardë dollarësh, zotëron shumicën e aksioneve në klubin e futbollit të Tottenham dhe jeton në Bahamas, ka atë që ai e përshkruan si “një nga koleksionet më të mëdha të artit privat në botë”.
Ai zotëron në koleksionin e tij piktura nga Degas, Freud, Klimt, Modigliani, Matisse dhe Picasso, dhe skulptura nga Moore, Degas dhe Di Modica. Nuk dihet se cilat nga këto ndodhen në jahtin e tij.