Categories Kulture

Fotografohen kafshët e egra shqiptare

Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri ka realizuar mbi 300 fotografi të kafshëve të egra në habitatin e tyre.

Mësohet se fotot e këtyre kafshëve të egra janë bërë në zonat e thella të Pukës dhe Mirditës.

Fotot e këtyre kafshëve janë bërë nga kamerat kurth të PPNEA-së. Kjo shoqata ka bërë të ditur edhe se sezoni i monitorimit të jetës së egër në rajonin Pukë-Mirditë është mbyllur me sukses.

E ditur bëhet edhe se këtë vit për fat të keq këtë vit shoqata nuk ka pasur fatin qe të kapte një individ të rrëqebullit të Ballkanit, por kanë evidenca ku rrëqebulli iu afrua kutisë kurth.

Krahas fotove kjo shoqatë ka publikuar ka shkruar edhe se:

“Pukë – Mirditë, kamerat-kurth të PPNEA-së shkrepin mbi 300 foto të jetës së egër. Sezoni i monitorimit të jetës së egër në rajonin Pukë-Mirditë është mbyllur me sukses, plot me foto dhe video spektakolare, të cilat nuk janë shkrepur e filmuar kurrë më parë. Gjatë këtij monitorimi janë shkrepur mbi 300 foto të llojeve të ndryshme, ku mbizotëron rrëqebulli i Ballkanit, xhevahiri i maleve tona. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju disa nga fotografitë më të spikatura të sezonit te monitorimit dimër – pranverë 2019 si dhe disa foto nga procesi i monitorimit të kutisë – kurth. Fatkeqësisht, këtë vit nuk patëm fatin qe të kapim një individ të rrëqebullit të Ballkanit, por kemi evidenca ku rrëqebulli iu afrua kutisë kurth. Ky monitorim u realizua në kuadër të “Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit – Faza IV”, mbështetur nga fondacioni Euronatur. “

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME