Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë u mbajt një kuvend me përmasa panjugore, që ka hyrë në histori si Kuvendi i Besës.

Kjo ngjarje historike dhe mesazhet që vijnë nga historia për të sotmen, ka mbledhur sërish këtë prill seniciotët, bashkëkrahinorët e tyre dhe miq nga treva të ndryshme të jugut.. Eventi u hap nga kryetari I fshatit zoti llambi nika.

Në Kodrën e Kuvendit të Burrave, Kryetari i Shoqatës, Albert Jorgji nënvizoi se mbajtja gjallë e trashëgimisë së vyer, në funksion të rritjes së dashurisë për vendlindjen, është parësore për “Besëlidhjen e Vëllazërisë Seniciote”.

Në evokim të Kuvendit të Besës, u mbajtën disa kumtesa. Kostaq Xuxi tregoi ndër të tjera, për dy kamaret e Kodrës së Senicës, ku më 1770 u vendosën Kurani dhe Bibla, si simbol i bashkimit pa dallim feje, kundër sundimit osman.

Murat Keraj nga Zhulati foli për Kuvendet e Senicës dhe Taroninës, si Kuvende të ligjvënies dhe bashkëjetesës. Krijuesja Urani Nika foli për krijimtarinë që është trashëguar nga pasqyrimi i kësaj ngjarjeje.

Ndërsa gazetari Thoma Nika tregoi për ritet dhe doket që janë frymëzuar nga Kuvendi i Besës seniciote. Eventin e Senicës e përshëndeti edhe Asim Canaj, Kryetar i Shoqatës “Labëria” për Sarandën, si dhe Vladimir Kumi, përfaqësues i Bregdetit dhe biznesmeni Shpëtim Ahmeti, .

Dritë të re për Kuvendet e Jugut hodhi studjuesi Jupe Gavoi, ndërsa Kapo Gjoça, kryetar i fshatit Zhulat, shprehu vlerësim që trashëgimia e ardhur nga Besëlidhja e Senicës, transmetohet në shekuj e në breza.

Familja e tre muzikantëve Xuxi, Kostaqi, Genti dhe Martini, i ardhur enkas nga Londra, , performuan për të pranishmit në violinë dhe fizarmonikë. Grupi “Besëlidhja” i Senicës, si dhe ai i Fushëbardhës e Delvinës, transmetuan mesazhet historike të Kuvendit të Besës, përmes polifonisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME