Kuriozitete

“Nëse qëndroni miq me ish-in pas ndarjes do të thotë që jeni psikopatë”

Nëse gjysma juaj më e mirë i jep fund marrëdhënies suaj me një “shpresoj që të mbetemi miq”, bëni mirë që t’i rrini larg.

Kjo pasi sipas një studimi personat që bëhen miq me ish partnerët e tyre kanë tendenca psikopatie.

Sipas studimit të postuar në revistën “Personality and Individual Differences”, mbajtja e marrëdhënieve miqësore me një ish partner/e nuk është shenjë maturie.

Përkundrazi, mund të bëhet fjalë për diçka jo të shëndetshme nga pikëpamja e shëndetit mendor.

Kërkimi i realizuar nga universiteti Oakland doli në rezultatet se personat që ishin me idenë e të mbajturit të marrëdhënieve me ishin paraqesnin cilësi të personalitetit që gjenden tek personat psikopatë.

Psikopatia, një nënkategori e çrregullimit të personalitetit, është një term psikologjik i përdorur shpesh për t’iu referuar atyre personave që shfaqin tipare të personalitetit si narcizmi, sadizmi, egoizmi, mungesa e ndjeshmërisë dhe / ose ‘hijeshi’ sipërfaqësore.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button