Categories Lajme

“Të rinjtë shqiptarë urrejnë prindërit dhe mësuesit”

Sociologu i njohur Gëzim Tushi është shprehur ditën e sotme se të rinjtë shqiptarë urrejnë prindërit në shtëpi dhe mësuesit në shkollë.

I ftuar në studion e Abc News, Tushi tha se një familje nuk mund ta ndërtojë marrëdhënien me fëmijët vetëm duke dhënë urdhra.

Sociologu u shpreh:

“Unë jam partizan i demokratizimit të institucioneve të sigurisë morale, sikur janë shkolla, familja etj. Por për fat të keq tek ne kanë marrë zhbalancime dhe në një farë mënyre është marrë ideja se duke goditur autoritarizmin do zhduket autoriteti. Unë nuk jam për këtë. Institucionet, si familja shkolla por edhe institucione të tjera mbeten institucione të disiplinës. Kjo do të thotë se asnjë familje nuk mund të funksionojë nëse nuk ka njëlloj disipline të brendshme organike, jo patriarkale, jo vertikale, jo maskiliste por horizontale. Por ne e kemi të vështirë ta ndërtojmë këtë autoritetin e horizontalizmit, qoftë në familje qoftë edhe në shkollë.”


Më tej ai shtoi se edhe kriza e shkollës në shumicën e rasteve ka bërë padrejtësi tek të rinjtë.

Tushi shtoi:

“Kriza e shkollës ka bërë padrejtësi tek të rinjtë tanë se dy figurat që ata urrejnë më shumë janë prindërit në familje dhe mësuesit në shkollë. Ata nuk i shikojnë dot fare sepse janë figura që kërkojnë disiplinë dhe njëlloj autoriteti funksionues”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME