Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.

Për zjarrin në grykëderdhjen e lumit Seman që përfshiu bimësi e pyje në zonë të mbrojtur, është arrestuar një 25-vjeçar. Një 60-vjeçar në Eskaj u vu në pranga pasi kishte ndezur zjarr qëllimisht në tokën që kishte marrë me qira.

Për dy të moshuar të moshave 71 dhe 77 vjeç, policia ka nisur hetim në gjendje të lirë për zjarret e ndezura në tokat e tyre, përkatësisht në Varibop të Fierit dhe Çërrilë të Mallakastrës.

Njoftimi i plotë:

Fier/Ndezën zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorë

Procedohen penalisht dy shtetas të tjerë për zjarre të shkaktuara nga pakujdesia, në Varibop dhe Mallakastër

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariateve në varësi të saj, në vijim të punës dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave me qëllim parandalimin e zjarrvënieve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, kanë intensifikuar monitorimin e territorit.

Si rezultat i monitorimit, u konstatuan duke vënë zjarre dhe u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, konkretisht:

-Në fshatin Eskaj, Lushnjë, shtetasi K. B., 60 vjeç, i cili u konstatua duke ndezur qëllimisht zjarr në tokën e marrë me qira prej tij;

-Në zonën e mbrojtur Divjakë-Karavasta, në fshatin Hasturkas, shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Fier, u arrestua pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në grykëderdhjen e lumit Seman, ku zjarri ka përfshirë bimësi dhe një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllëzuar, pjesë e zonave të mbrojtura.

Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shkak të moshës, dy shtetas, përkatësisht 71 dhe 77 vjeç, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në tokat e tyre, në fshatin Varibop, Fier, dhe në fshatin Çërrilë, Mallakastër. Si pasojë e erës së fortë, zjarret kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, në ngarkim të shtetasve të mësipërm.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, pasi pasojat mund të jenë të rënda për jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.

Në mënyrë të veçantë, Policia apelon për banorët që djegin mbetje bujqësore apo kryejnë pastrimin e tokave dhe territoreve nëpërmjet djegies, që të shmangin këto praktika, pasi mund të shkaktojnë përhapjen e pakontrolluar të zjarreve dhe do të përballen me përgjegjësi ligjore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME