Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë stacionit të trenit në Treviglio të Italisë. Një 35-vjeçar me origjinë marokene mbeti i plagosur rëndë pasi u godit me thikë nga një 22-vjeçar shqiptar, i cili është arrestuar dhe ndodhet në burg, nën akuzën për tentativë vrasjeje.

Ngjarja ndodhi të enjten mbrëma, rreth orës 22:00. Dy personat zbritën nga i njëjti tren në stacionin e Treviglios, ku 35-vjeçarin e prisnin edhe dy persona të tjerë, miq të tij. Sipas dëshmive të mbledhura nga hetuesit, mes tyre nisi një debat që shumë shpejt u përshkallëzua në përplasje fizike.

Një dëshmitar, pronar i një lokali pranë stacionit, tha se kishte parë dy personat duke debatuar që në momentin kur zbritën nga treni. Sipas tij, 22-vjeçari shqiptar bërtiste dhe kërcënonte rivalët. “Do ju vras”, thoshte i riu.

Kamerat e sigurisë kanë dokumentuar një pjesë të konfliktit në zonën e stacionit. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga karabinierët, 35-vjeçari dyshohet se kishte kërcënuar shqiptarin në nënkalim, duke përdorur një thikë të madhe kuzhine.

 

Konflikti nuk përfundoi aty. Pak më vonë, në një parkim në bulevardin Vittorio Veneto, pranë xhamisë, 22-vjeçari, i armatosur me dy thika, dyshohet se ndoqi 35-vjeçarin dhe e goditi në krah dhe në pjesën e mesit të shpinës.

Dëshmitarët që ndodheshin në zonë, mes tyre persona që po shkonin për t’u falur në xhami, panë momentin e sulmit. Një grua që ishte dëshmitare e ngjarjes telefonoi ambulancën.

35-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Treviglios në gjendje të rëndë. Gjatë ditës së djeshme gjendja e tij u stabilizua, por ai vijon të qëndrojë i shtruar nën kujdesin e mjekëve dhe me prognozë të rezervuar.

Në vendngjarje mbeti një sasi e madhe gjaku, ndërsa autoritetet sekuestruan një thikë me teh të palosshëm, e cila dyshohet se është përdorur në sulm.

22-vjeçari shqiptar u arrestua që të enjten në mbrëmje nga karabinierët e Treviglios. Hetuesit po përdorin pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave që ndodheshin në zonë për të rindërtuar të gjithë dinamikën e konfliktit.

I riu është marrë në pyetje në burg nga prokurorja Giulia Angeleri. Ai ka pranuar se e ka goditur me thikë 35-vjeçarin, por ka tentuar të minimizojë përgjegjësinë e tij, duke pretenduar se ka reaguar për t’u mbrojtur nga sulmi.

Sipas hetimeve, në qendër të konfliktit dyshohet se qëndron një lidhje sentimentale e 35-vjeçarit. Të hënën, 22-vjeçari do të dalë para gjyqtarit për hetimet paraprake, ku do të zhvillohet seanca për vleftësimin e arrestit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME