Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u prangos mëngjesin e kësaj të shtune, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar brenda ambienteve të kopshtit.

Nëna e të miturit, Vollsjana Plasa, ka rrëfyer përvojën e saj dhe shqetësimet që, sipas saj, djali kishte shfaqur prej disa ditësh lidhur me sjelljen e edukatores. Ajo pretendon se fillimisht nuk i ishte dhënë rëndësia e duhur ankesave të fëmijës, ndërsa më pas vendosi t’i drejtohej policisë.

“Para katër ditësh, djali më është ankuar. Më ka thënë: ‘Mami, mësuesja më godet’. Kam shkuar atje dhe u kam thënë se fëmija ankohet që mësuesja e godet. Ato më thanë: ‘Jo, se ky është fëmijë. Pse gënjen ti?’ Ia thanë djalit në praninë time”, rrëfen nëna.

Sipas saj, ditën pasuese, djali nisi të shfaqte frikë për të shkuar në kopsht. Ai i tregoi se edukatorja e kishte futur në një qilar, ndërsa nëna thotë se i kërkoi stafit të mos e trembnin më të miturin. Megjithatë, sipas rrëfimit të saj, edhe këto pretendime u mohuan.

“Shkoj djali në mëngjes për ta çuar fëmijën dhe gjatë rrugës më thotë: ‘Mami, mos më shpëto, unë kam frikë, më godet mësuesja’. I thashë se do ta sqaroja vetë”, tregon Plasa.

Nëna: Drejtoresha më tha se kishte kamera sigurie

Vollsjana Plasa tregon se iu drejtua edhe drejtoreshës së kopshtit, e cila, sipas saj, i kishte thënë se në ambientet e institucionit kishte kamera sigurie dhe se pamjet mund të verifikoheshin.

Megjithatë, nëna pretendon se përgjigjet që mori nuk e bindën dhe se shqetësimet e saj nuk u trajtuan siç duhej.

Sipas rrëfimit të saj, momenti më i rëndë ndodhi kur u kthye në kopsht për të marrë djalin. Ajo pretendon se e gjeti të miturin në oborr, ndërsa njëra prej edukatoreve e kishte kapur fort për dore dhe po i bërtiste.

“Kjo mësuesja e kishte kapur djalin për dore, e kishte shtrënguar dhe po i thërriste. Me atë që pashë unë, u tmerrova. I thoshte: ‘Ti pse gënjen? Janë kamerat aty, po s’të besohet? Hapni kamerat, të shikoni vetë’”, rrëfen Plasa.

Përplasja në kopsht, nëna denoncon rastin në polici

Nëna pretendon se situata u përshkallëzua kur ndërhyri për të marrë djalin. Sipas saj, edukatorja e akuzoi se po e mësonte fëmijën të godiste të tjerët, ndërsa më pas i mori telefonin dhe ia hodhi.

Plasa thotë se mes tyre pati edhe një përplasje fizike. Pas këtij episodi, ajo vendosi të largohej nga kopshti me të birin dhe të shkonte në komisariat për të denoncuar ngjarjen.

“Unë e lë fëmijën në kopsht për ta edukuar. E çoj që të mësojë, jo që të dhunohet. I thashë se do të përballej me ligjin. E mora fëmijën dhe shkova drejt e në komisariat, ku bëra deklarimin tim në prani të policisë”, thotë ajo.

“Kishte një shenjë të kuqe në qafë”

Në rrëfimin e saj, nëna tregon gjithashtu se disa ditë përpara ngjarjes kishte vënë re një shenjë të kuqe në qafën e djalit. Kur e pyeti se çfarë kishte ndodhur, ai i kishte thënë se e kishte goditur mësuesja.

“Në ditët e para të kopshtit, fëmija kishte një shenjë të kuqe në qafë dhe më tha se e goditi mësuesja. Në atë moment nuk i kushtova shumë vëmendje. Por, pas asaj që ndodhi, gjithçka mori një tjetër kuptim për mua”, rrëfen nëna.

Ajo kërkon që institucionet përgjegjëse të verifikojnë rastin dhe të shtojnë kontrollet në kopshtet ku qëndrojnë fëmijët e vegjël, në mënyrë që të garantohet siguria e tyre.

“Mirë që fëmija im foli dhe di të tregojë çfarë i ka ndodhur. Po ata fëmijë që nuk flasin? Kush e di sa mund të kenë vuajtur. U lutem institucioneve arsimore të bëjnë kontrolle. Ne i çojmë fëmijët në kopsht për t’i edukuar dhe për të mësuar, jo që të dhunohen”, përfundon Plasa.

Rasti pritet të hetohet nga organet kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë përkatëse. Pretendimet e nënës, së bashku me provat e mundshme, përfshirë pamjet e kamerave të sigurisë, mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të asaj që ka ndodhur në kopshtin në Korçë.

Deri në përfundimin e hetimeve, rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësia penale e personave të përfshirë mbeten për t’u përcaktuar nga organet kompetente.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME