Categories Lajme

10 vjet në NATO, Xhaçka: Shqipëria partner dhe aset strategjik për Aleancën në rajon

“10 vjet më parë Shqipëria u pranua si anëtare e Aleancës më të madhe ushtarake që ka njohur ndonjëherë historia. Sot, një dekadë më pas, unë jam shumë krenare që ne jo vetëm e kemi justifikuar atë besim, por falë punës e kontributit tonë, ia kemi dalë të kthehemi në një partner të besueshëm dhe një aset strategjik për aleancën në rajon”.

Kështu u shpreh ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në fjalën e mbajtur mbrëmjen e së enjtes në ceremoninë e pritjes zyrtare të organizuar në Tiranë, me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të institucioneve të linjës.

“Është vërtet një kënaqësi e veçantë për mua që t’ju mirëpres sot, në një moment vërtet të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët”, vijoi Xhaçka, ndërsa theksoi se, “Shqipëria është një partner që jo vetëm po punon për të përmbushur detyrimet e saj ndaj NATO-s, por, që në këto 10 vite ka treguar vazhdimisht që është i gatshëm dhe i aftë të kompensojë me dedikim dhe profesionalizm edhe ato që mund të konsiderohen si mungesa a kufizime”.

Ministrja Xhaçka tha se, u deshën vite e dekada të tëra pune për të përmbushur kushtet për anëtarësimin në NATO. Ndërsa nuk ishte e lehtë, sepse Shqipëria që ëndërroi për herë të parë ëndrrën e anëtarësimit në Aleancë ishte një vend i rrënuar, i sapodalë nga 5 dekada të një regjimi të egër, që në terma vlerash e vizioni për botën e për shoqërinë përfaqësonte antitezën e çdo gjëje që përfaqëson NATO.

“Jemi të vetëdijshëm që NATO është shumë më tepër sesa një aleancë ushtarake. E mbi të gjitha, është një aleancë vlerash, një aleancë vendesh të cilat i bashkon jo vetëm kërkesa për siguri, por edhe besimi tek vlerat e humanizmit, drejtësisë dhe demokracisë. Është ky fakt, edhe më shumë sesa fuqia ushtarake dhe siguria që ofron NATO, ajo që e bëri integrimin në këtë organizatë një mision historik të shqiptarëve dhe një rikthim në identitetin tonë europian”, – tha ajo.

Xhaçka u ndal në axhendën e ngjeshur të festimeve që do të zhvillohen nesër në Tiranë, që sipas saj “do të vijojë me diskutime mbi punët që akoma na presin, mbi sfidat që kemi përpara dhe mbi mënyrën sesi do të planifikojmë e punojmë të gjithë sëbashku për t’u përballur me ato sfida”.

“Sot jetojmë në një moment ndryshimesh të mëdha historike, që padyshim do të na përballin më shumë sfida e kërcënime ndaj sigurisë. Do të na përballin me nevojën për tu përshtatur e për të reaguar. Dhe unë nuk kam asnjë dyshim, që ashtu siç ka bërë gjatë të 70 vjetëve të ekzistencës së saj, NATO do të dijë sërish të ndryshojë e të përshtatet ndaj çdo krize e çdo kërcënimi”, – u shpreh Xhaçka në fjalën e saj.

Ndërsa theksoi se, “kjo është një aleancë e ndërtuar jo mbi konveniencën apo frikën e momentit. Kjo është një aleancë e ndërtuar mbi një vizion e disa vlerave themelore që i ndajnë të gjithë anëtarët e saj. Dhe zor të ketë një themel më të fortë mbi të cilin të ngrihet një aleance ushtarake sesa uniteti, solidariteti dhe kohezioni mes kombeve te lira e demokratike”.

Nuk mund të rri pa theksuar, vijoi ajo, gjithë sa Shqipëria ka arritur në këto vite si pjesë e NATO-s, nuk do të kishin qenë të mundura pa ndihmën dhe mbështetjen e partnereve dhe aleatëve tanë strategjike.

“Prandaj, përfitoj nga ky rast edhe për të falenderuar përzemërsisht pikë së pari, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e pamatshme për modernizimin e forcave tona të armatosura, dhe me radhë të gjithë aleatët tanë strategjikë Italinë, Greqinë e Turqinë për mbështetjen e jashtëzakonshme për edukimin, trajnimin e modernizimin e forcës sonë, por edhe Britaninë e Madhe, Gjermaninë e çdo vend aleat nga të cilët kemi përfituar jo vetëm praktikat më të mira për zhvillimin e forcës sonë por shumë më tepër se kaq”, – theksoi Xhaçka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME