Categories Lajme

Brenda ditës u bë shqiptar, kështu e pajisën me pasaportë indianin e akuzuar për pastrim parash

Dy vëllezërit Sandesara, të cilët akuzohen për një skemë pastrimi parash prej 725 milionë dollarësh amerikanë, aktualisht janë duke ndërtuar pallate në Shqipëri. Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara janë pjesë e një skandali gjigant financiar, i cili përfshin edhe Shqipërinë.

Këta dy shtetas indianë, vëllezër me njëri-tjetrin janë dy më të kërkuarit në botë ku akuzohen për zhdukjen e 725 milionë dollarëve amerikanë. Dy vëllezërit Sandesara janë të lirë pavarësisht se gjykata e New Delhit i ka shpallur ata në kërkim, madje ata kanë krijuar një aktivitet të tyrin në Shqipëri.

Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara janë strehuar në Shqipëri dhe kanë nisur aktivitetin në ndërtimin e pallateve në Tiranë, në një nga zonat më të shtrenjta, në Liqenin e Thatë.
Por skandali me dy vëllezërit indianë më të kërkuar të planetit nuk përfundon me kaq.

Vitin e kaluar ata kanë marrë nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Ilir Meta, ndërkohë që dhe SHISH nuk ka bërë asnjë kërkim për ta. SHISH madje kishte dhënë pëlqimin që Nitin Jayantilal Sandesara të bëhej “Konsull Nderi” i Nigerisë në Shqipëri.

Epo në Shqipëri ndodh që brenda ditës një i huaj të bëhet shqiptar dhe jo kushdo mund ta ketë këtë fat.

Ky privilegj i është bërë vetëm shtetasit Nitin Sandesara, që nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës rezulton të ketë marrë pasaportën shqiptare brenda pak orëve.

Rezulton se zyrtarë të institucioneve të larta në Shqipëri të kenë shpërdoruar detyrën nga mënyra sesi i kanë pajisur me pasaportë shqiptare 3 shtetasit indianë, Nitin Sandesara, Chetankumar Sandesara dhe Ditpiben Sandesara.

Nitin Sandesara, pronari i kompanisë farmaceutike që përgjatë 3 viteve ka përvetësuar në Indi gati një miliard dollarë, rezulton të ketë hyrë në vendin tonë në datën 6 shkurt 2018, në orën 13, dhe pikërisht atë ditë ai ka marrë edhe pasaportën shqiptare.

Në kohën që kërkohej në vendin e tij, ai hyn përmes Aeroportit të Rinasit si shtetas indian, qëndron një javë në Tiranë dhe më tej largohet me të njëjtën shtetësi, për t’u rikthyer një vit më vonë, kësaj radhe duke iu treguar autoriteteve në Rinas pasaportën shqiptare.

Ndërkohë, i vëllai i tij Chenatkumar Sandesara kishte hyrë në dhjetor të vitit 2017, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë se kur ka hyrë në Shqipëri, Diptin Sandesara, gruaja e njërit prej dy vëllezërve që kërkoheshin në vendin e tyre për skandalin financiar të mashtrimit, por që ndërkohë në Shqipëri jo vetëm kishin marrë pasaporta, por njëri prej tyre kishte marrë edhe mandatin e Konsullit të Nderit në Nigeri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME