Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë mesataren e Bashkimit Europian, por tashmë jemi vendi i tretë më i shtrenjtë në Europë për prodhimet blegtorale.

Sipas të dhënave të Eurostat të publikuara së fundmi, çmimet qumështit dhe bulmetrave në Shqipëri ishin 135.6 për qind e mesatares së BE në vitin 2025 (BE27=100), pothuajse në të njëjtin nivel me Norvegjinë, me 135.7 për qind.

Shqipëria dhe Norvegjia renditen në krye për nivelin e lartë të çmimeve në këtë grup produktesh, pas Zvicrës, e cila kryeson me indeksin 144 % e mesatares së BE-së, si vendi më i shtrenjtë në kontinent.
Shqipëria ka pasur veçanërisht një rritje të fortë gjatë katër viteve të fundit. Indeksi nga 112.3 në vitin 2022 arriti në 135.6 vitin e kaluar, duke bërë që çmimet e qumështit dhe vezëve të jenë 36% më të larta se mesatarja e BE-së.

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e

Krahasimi me rajonin e bën diferencën edhe më të dukshme. Serbia kishte indeks 107.1 të mesatares së BE në vitin 2025, Kroacia 111.2, Mali i Zi me 95% të mesatares së BE-së, Bosnjë-Hercegovina 92 dhe Maqedonia e Veriut 89.6, me çmime ende më të lira se BE-ja.

Ndryshe nga vendet e pasura si Zvicra dhe Norvegjia, ku çmimet e larta shoqërohen me paga dhe fuqi blerëse shumë më të larta, në Shqipëri ky nivel çmimesh ka një peshë më të rëndë në buxhetet familjare. Kjo është veçanërisht e ndjeshme sepse qumështi, nënproduktet e tij dhe vezët janë pjesë e shportës ushqimore bazë dhe lidhen me mbarëvajtjen e shëndetit si te të rinjtë dhe të moshuarit.

Problemi nuk është vetëm se Shqipëria është më e shtrenjtë se rajoni dhe shumica e Europës, por se diferenca me mesataren europiane është zgjeruar ndjeshëm nga viti në vit.

Në vitin 2022 Shqipëria ishte ne mesin e 13 vendeve më çmimin më të lartë të bulmetit në Europë, në vitin 2024 ishte e pesta dhe në 2025 u rendit e dyta.

Tkurrja e numrit të krerëve të blegtorisë, kostot e larta të ushqimit për kafshët, dhe varësia nga importet për një pjesë të inputeve, kanë rritur presionin mbi çmimet. Teksa prodhimi shënoi rënie të fortë, nga ana tjetër kërkesa për bulmet u rrit nga flukset e turistëve.

Emigracioni dhe plakja e popullsisë në zonat rurale kanë ndikuar në rënien e fortë të krerëve. Në dekadën fundit sektori i blegtorisë është përgjysmuar. Por edhe fermat aktuale rrezikohen më tej pasi harmonizimi me standardet e BE-së kërkon investime që shumë ferma të vogla aktualisht nuk kanë mundësi t’i përballojnë, duke e bërë sektorin të brishtë dhe produktet më të shtrenjta.

Jo vetëm qumështi është më i shtrenjtë. Të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se çmimet e ushqimeve për herë të parë janë rreth 3% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian. Çmimet janë rritur me shpejtësi, nga 85% e mesatares së BE-së që ishin në 2022-n, në 99.6% në 2024-n, për të kaluar në 102.9% në 2025-n./Monitor.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME