Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua edhe libri “Albanian Files” dhe u denoncua kryeministri Edi Rama për shpërdorim të detyrës dhe abuzim me ligjet.

Ashtu siç njoftuan dje, qytetarët kanë zbarkuar sot (1 korrik) te SPAK, pavarësisht temperaturave të larta, ndërsa kanë protestuar për nisjen e hetimeve për rastin e ‘The Albanian Files’, libri që sipas tyre është provë për kapjen e shtetit.

Teksa sfiduan të nxehtin, nuk munguan as mesazhet për besim ndaj drejtësisë dhe pritshmëri, ashtu sikurse simbolika. Në mbështetje të punës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, kanë vendosur trëndafila të kuq në kangjellat e godinës.

Ky ishte një mesazh i qartë iu tyre për drejtësinë e re, se kanë besim tek ta për të shkuar deri në fund në çështjet e denoncuara.

Qytetarët dorëzuan sot librin “Albanian Files” të firmosur nga protestuesit dje në shesh, si ‘provë’ e kapjes së shtetit. Aktivistja Sidorela Vatnikaj tha se dosja u mor në dorëzim dhe së shpejti do ketë edhe një kallëzim penal me fakte ndaj kryeministrit Rama, të cilit i kërkoi të dorëhiqej.

Ndërsa në orën 19:00 do të mbahet protesta e cila organizohet çdo ditën në Tiranë, kundër Ramës.

Kjo është protesta e 32-të, e cila vijon pa u ndalur nga shqiptarët me një mesazh të qartë, largimin e Ramës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Spanja shpallet kampione e botës, fiton me mundim ndaj Argjentinës

Kombëtarja e Spanjës e ka marrë epitetin e kampiones së botës pasi mposhti në finale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

JD Vance bëhet baba për herë të katërt

Zëvendëspresidenti JD Vance dhe bashkëshortja e tij, zonja e dytë Usha Vance, njoftuan të dielën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë arrestohen3 persona . Armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm

Janë vënë në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme tre persona të cilët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Atentati ndaj Thimjo Rubati, policia jep detaje: U qëllua me armë zjarri para biznesit të tij!

Policia ka gjetur 9 gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm në vendin ku u qëllua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet trafiku i emigrantëve në Tiranë, arrestohet në Rinas organizatori egjiptian

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet të trafikut të klandestinëve. Seksioni për Hetimin e…

LEXO ME SHUME