Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë ditës së sotme në Peqin, ku një 14-vjeçar vrau me armë gjahu vëllain e tij 21-vjeçar.
Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në pyllin e Galush të Peqinit. Mësohet se dy vëllezërit ishin duke kullotur bagëtinë dhe se vëllai i mitur i ka marrë jetën nga pakujdesia vëllait 21-vjeçar.
I mituri e kishte shkrepur armën nga pakujdesia. Viktima është identifikuar si Roland Lleshi.
Për të nuk mund të bëhej asgjë, pasi ai kishte ndërruar menjëherë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e detajeve.
Kurse identiteti i 14-vjeçarit është Kristian Lleshi .