Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në ambientet e Bashkisë së Pukës. Shkak kanë qenë debatet që janë ashpërsuar deri në përleshje fizike mes një qytetari, gjithashtu me detyrë shtetërore si dhe drejtorit të burimeve njerëzore në bashkinë e Pukës, Sokol Gjoni.

Në situatën e cila ka agravuar në përleshje fizike dhe grushte mes qytetarit dhe zyrtarit bashkiak mësohet se ka ndërhyrë  kryebashkiaku Rrok Dodaj dhe sekretarja e këshillit bashkiak, Edona Hyseni. Mësohet se komisariati i policisë së Pukës nuk ka nisur asnjë procedurë për ngjarjen, kjo nga fakti se nuk ka një denoncim lidhur me dhunën.

Ndërkohë edhe bashkia e Pukës ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen ndodhur. Bashkia e Pukës ditët e fundit ka pasur përplasje të brendshme për shkak të punësimeve pa kriter në bashki, ku në dokumentin që disponojmë në Bashkinë e Pukës ka edhe të punësuar si fizioterapist apo specialiste për marrëdhëniet me BE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME