Categories Lajme

Euro në pikiatë, gjatë ditëve të fundit i rikthehet përsëri rënies

Monedha evropiane, por edhe monedha të tjera të huaja i janë rikthyer rënies gjatë fundjavës. Sipas kursit zyrtar të Bankës  së Shqipërisë  një euro po shkëmbehet  me rreth 123 lekë duke arritur vlerën më të ulët gjatë këtij viti. Dobësimi i euros  ndaj lekut shqiptar ka ardhur si pasojë e efekteve psikologjike të grabitjes së ndodhur në Rinas ndërsa pritshmëritë janë që euro të vijoj të dobësohet.

Monedha evropiane i është rikthyer rënies gjatë tre ditëve të fundit duke kapur vlerën e 123 lekëve.

Sipas të dhënave të kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë pas një stabilizimi  euro ka humbur pikë ndjeshëm ndaj lekut shqiptar.

Zhvlerësimi ka nisur pas grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit. Ekspertët e shpjegojnë këtë situatë me efekte psikologjike ndërsa parashikohet që të zgjasë edhe për pak kohë.

Zhvlerësimi i euros dëmton ndjeshëm eksportet shqiptare të cilët i blejnë produktet me lekë dhe i shesin në euro. Po ashtu sipas të dhënave të Instat rezulton se Eksportet, gjatë tremujori të parë  janë ulur me 3,0 %, krahasuar me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” “Materiale ndërtimi dhe metale”si dhe ,“Tekstile dhe këpucë”. Por një euro e dobët është shumë pozitive për ata qytetarë që kanë një kredi në  këtë monedhë pasi do të paguajnë më pak për këstin mujor. Po ashtu edhe për borxhin e qeverisë një euro e dobët ndikon direkt në uljen e interesave.

Sipas ekspertëve duke qenë se jemi në prag të hapjes së sezonit turistik monedha evropiane pritet që të vijoj të jetë në nivele të ulta për shkak të ardhjes së turistëve  në Shqipëri.

Banka e Shqipërisë bleu  180 mln euro gjatë vitit 2018 vetëm për të stabilizuar kursin e këmbimit valutor. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME