Categories Lajme

Kontrollet kundër lojërave të fatit, procedohet penalisht 27-vjeçari

Procedohet penalisht pronari i një subjekti pasi në biznesin e tij u konstatua një tavolinë e improvizuar pokeri dhe chipsa.

27-vjeçari me inicialet O.K., nga fshati Katjel, Prrenjas akuzohet për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe të zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit, Policia e Shtetit fton këdo që të denoncojë cdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Deklarata e Policisë:

Në zbatim të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit, vijojnë kontrollet nga policia në Qarkun Elbasan

Konstatohet 1 subjekt, i cili ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit

Procedohet penalisht pronari i subjektit shtetasi O.K., 27 vjeç, nga fshati Katjel, Prrenjas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në fshatin Katjel në subjektin e tij, u konstatua një tavolinë e improvizuar pokeri dhe chipsa

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Elbasan deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME