Categories Lajme

Të gjithë sytë nga operacioni i kërkimit të Emiliano Salës, Policia më në fund jep shpresë

Dy ditë pasi avioni i tij u zhduk nga radarët, ka shpresë se futbollisti Emiliano Sala mund të jetë gjallë. Argjentinasi ndodhej në një avion privat dhe po fluturonte nga Franca në Kardif kur humbi nga radarët.

Pak minuta më parë policia ka publikuar një raport në lidhje me situatën e kërkim-shpëtimit. Duke qenë se në mijëra milje katror është bërë kërkim dhe nuk është gjetur asnjë mbetje avioni, atëherë kërkimi është përqëndruar në pika të tjera.

Besohet se avioni mund të jetë ulur diku dhe asnjëri nuk mund të kontaktojë. Një tjetër hipotezë është se avioni është ulur mbi det dhe është përdorur një mjet shpëtimi.

4 hipotezat e policisë:

  • Mund të jenë ulur mbi ujë, janë marrë nga 1 mjet lundrues dhe mungon kontakti.
  • Kanë zbritur diku tjetër, por nuk kanë mundësi kontakti.
  • Mund të jenë ulur në det dhe kanë përdorur varkën që ndodhej në bord.
  • Avioni ka rënë në det dhe i ka lënë anëtarët e bordit në sipërfaqe.

Mëngjesin e sotëm u publikuan dhe bisedat e fundit të lojtarit sesi ai kishte parashikuar incidentin që mund të ndodhte, ndërsa i kishte thënë të atit të tij se ishte i frikësuar.

Ndërkohë ish-e dashura e futbollistit ka reaguar duke thënë se pas kësaj ngjarje fshihet mafia e futbollit, po më pas e ka hequr postimin nga rrjetet sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME