Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor për dy personat që dhunuan kamerierin 18-vjeçar në Mal të Robit, Golem.

Njëri nga pronarët e hotelit F.Habilaj dhe shoku i tij E. Dragoti, të arrestuar nga policia e Kavajës akuzohen nga prokuroria per plagosje të rëndë me dashje.

Ndërkaq në orën 12:30 pritet të zhvillohet masa e sigurisë për M.Nelën, xhaxhain e kamerierit, G.Nela, që u kap me një kallashnikov dhe 3 karikatorë në automjet.

Sipas policisë, ai po shkonte të hakmerrej ndaj dhunës së ushtruar mbi nipin i cili u përfshi në konflikt për pagën me vëllezërit Habilaj, bashkëpronarë të hotelit.

Si ndodhi ngjarja:

Një konflikt për pagesën e punës përfundoi me dhunimin e një kamarieri 18-vjeçar dhe rrezikoi të përshkallëzohej në një përplasje me armë zjarri.

Sipas hetimeve paraprake, G.Nela, 18 vjeç, i cili punonte si kamarier në një hotel në Malin e Robit, u dhunua pas një konflikti lidhur me pagesën.

Për ngjarjen janë arrestuar F.Habilaj, 28 vjeç, dhe E.Dragoti, 20 vjeç, ndërsa A.Habilaj, 36 vjeç, është shpallur në kërkim. Personat e dyshuar janë pjesëtarë të familjes së pronarit të hotelit ose persona të afërt me ta.

Pas dhunimit, 18-vjeçari u dërgua në Spitalin e Kavajës për të marrë ndihmë mjekësore.

Situata mori një tjetër kthesë kur xhaxhai i të riut, 47-vjeçari M.Nela, mësoi për ngjarjen dhe, sipas policisë, u nis drejt hotelit i armatosur, me qëllim hakmarrjen.

Policia e ndaloi pranë hotelit dhe gjatë kontrollit në automjet i gjeti në një çantë një kallashnikov, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë. Ai u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, hetimet zbuluan se pas konfliktit vendngjarja ishte pastruar dhe kamerat e sigurisë ishin dëmtuar, pasi DVR-ja ishte hequr dhe kabllot ishin prerë.

Gjykata e Durrësit ka caktuar “arrest në burg” me afat 45 ditë për F.Habilajn dhe E.Dragotin, të dyshuar për plagosjen e rëndë me dashje. Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe rolin e personave të përfshirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME