Categories Lajme

Lëvizte me fëmijët, ja makina me drogë e sarandiotes që u kap në Greqi

Një  25-vjeçare shqiptare, e cila udhëtonte drejt Greqsë së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, u arrestua nga policia helene në Igumenicë dy ditë më parë, pasi në mjetin që drejtohej prej saj u gjetën mbi 35 kg marijuanë.

Në bagazhin e makinës së 25-vjeçares nga Saranda, Kostandina Mata, u gjetën 33 pako marijuanë.

Dyshohet se e reja ishte furnizuar me drogë në tokën greke, pasi droga mund të jetë futur nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë, e më pas ishte vendosur brenda mjetit të 25-vjeçares, për t’u nisur drejt destinacionit final.

Ndërkohë mediat greke kanë publikuar sot foto nga operacioni policor, ku shihet mjeti tip “Benz A Class” i mbushur me lëndë narkotike. Gjithashtu theksohet se makina ishte marrë me qira, ndërsa 25-vjeçarja ka përdorur fëmijët e saj të vegjël, të cilët ndodheshin në sediljen e pasme të makinës, për të shmangur dyshimet e policisë.

Mësohet se dy fëmijët janë të moshës 2 vjeç e gjysmë dhe disa muajsh, dhe nëpërmjet përdorimit të tyre, Konstadina Mata besonte se do të krijonte përshtypjen e një nëne të dashur.

Por sipas mediave greke autoritetet në Igumenicë kishin marrë informacion për drogën që ndodhej në makinën e nënës shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME