Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është shprehur se kryeministri kosovar, Ramush Haradianj dha dorëheqjen si burrë shteti. Në një postim në Facebook shkroi se Haradinaj kreu një akt që i bën nder Kosovës si shtet. “Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare.
Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij. Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes,”-shkroi ai.
Haradinaj dha dorëheqjen pasditen e sotme. Ai bëri të ditur se këtë vendim e ka marrë pasi i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale.
/Ora News.tv/