Categories Lajme

“Myslimanët e kërkuan vetë sulmin”/ Senatori qëllohet me vezë nga adoleshenti, reagimi i tij është i pafalshëm

Një senator australian i është kthyer keq një adoleshenti që e qëlloi me vezë në kokë.

Më videon e bërë virale në internet, 17-vjeçari shihet duke mbajtur një celular në një dorë dhe me dorën tjetër i hedh vezën në kokë senatorit, Fraser Anning.

Ky i fundit ka reaguar menjëherë duke i qëlluar me shpullë dhe u desh ndërhyrja e një personi të sigurisë për t’ia hequr adoleshentin nga duart.

Anning zuri kryetitujt e mediave botërore ditën e djeshme kur deklaroi se myslimanët në Zelandën e Re e kanë vetë fajin për sulmin e përgjakshëm.

Në një deklaratë të tijën, Anning, fajësoi myslimanët, të cilët ishin shënjestra e terroristit, dhe emigracionin për sulmin që u mori jetën 49 personave.

Ai u shpreh ndër të tjera:

Si gjithmonë, politikanët e krahut të majtë dhe mediat do të nxitojnë të pohojnë se shkaqet e sulmeve të sotme lidhen me ligjet e armëve apo tek ata me pikëpamje nacionaliste, por kjo është e gjitha një marrëzi e klishe. Shkaku i vërtetë i gjakderdhjes në rrugët e Zelandës së Re sot është programi i emigracionit i cili lejoi që fanatikët myslimanë të emigronin në Zelandën e Re në radhë të parë. Le të jemi të qartë, ndërsa myslimanët mund të kenë qenë viktima sot, zakonisht ata janë autorë. Në mbarë botën, myslimanët po vrasin njerëz në emër të besimit të tyre..”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME