Categories Politike

Braçe: Berisha dhe Basha duan një viktimë, por nuk do ta marrin kurrë! Nuk vret më njeri

Zëvëndës kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me protestën e dhunshme të organizuar nga opozita ditën e sotme. Ai thotë se dhuna i duhet Berishës dhe Bashës për t’i treguar ndërkombëtarëve destabilitetin. Braçe tha se ata nuk do e marrin kurrë atë që duan: një viktimë, kjo pasi policia po duron dhe po zbaton deri në fund ligjin.

Deklarata e plotë e Braçes:

“Shikoni, Sali Berisha, Lulzim Basha e ideologet e dhunes, po ndertojne nje dialog te dhunshem me nderkombetaret. 

Protesta e sotme do ishte asgje pa dhunen!

Ndaj dhuna u urdherua kur ndodhi asgjeja! 

Dhuna i duhet Sali Berishes e Lulzim Bashes per t’i treguar nderkombetareve destabilitetin!

Asgje me shume!

Kriminale eshte qe te dy, Sali Berisha e Lulzim Basha, as qe i llogarisin shqiptaret, diten, jeten dhe ekonomine e tyre, kur urdherojne #DHUNEN.

Sulmi i dhunshem mbi policine, eshte kriminal dhe synon drejtperdrejte jeten e tyre!

Prej shtatorit 2013-te, POLICIA E SHTETIT ka vendosur nje standard te qendrueshem ne raport me qytetaret ne proteste;

NUK VRET ME KUSH!

Pa me te voglin diskutim, kjo e acaron pa fund Berishen e Bashen, dy vrasesit barbare te 21 janarit.

Qe nga 16 shkurti, policia ka qene perballe tyre pa arme, nuk ka sulmuar e nuk ka goditur qofte edhe nje te vetem, eshte sulmuar me shishe me benzine, kapsolla shperthyese, gure e pllaka guri, cdo send te forte te mundshem;

Policia thjeshte ka zbatuar ligjin, ka duruar dhe ne fund ka arrestuar dhunuesit!

Me drejte e ligjerisht sa kaq, nuk ka.

Ndaj dy gjera dua te them;

E para, respekt ndaj cdo burri me uniforme ne #PolicineeShtetit dhe #GardeneRepublikes per nderin, dinjitetin dhe profesionalizmin ne ushtrimin e detyres, qendresen dhe vendosmerine ne mbrojtjen e institucioneve kushtetuese te vendit, mbi te gjitha per mbrojtjen e rendit e sigurise se qytetareve!

E dyta, boll me goditje mbi policine e shtetit, boll, mos provokoni kot, nuk do e merrni kurre ate qe doni, nje viktime per te barazuar dy vrasesit qe keni ne krye!

Nuk do ndodhe kurre”, shkruan Braçe.

Foto e postuar nga Erion Braçe

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME