Categories Lajme

“Më ndjekin makina me targa shqiptare”, deklarata e fortë e ish-deputetit: Synohet eliminimi im

Ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, Gani Geci ka deklaruar se është njoftuar nga policia se jeta e tij është në rrezik.

Geci është paralajmëruar që të ketë kujdes pasi disa automjete me targa shqiptare po shëtisin nëpër Drenicë dhe ka informacione seedhe mund ta ketë jetën në rrezik.

Ai njofton se edhe në vitin 2017 ka marrë një paralajmërim të tillë se dikush nga Shqipëria po përgatit një atentat kundër tij.

Deklarata e plotë:

Te nderuar qytetar Policia e Republikes së Kosovës edhe sot është informuar se jeta e Gani Gecit mund të jetë në rrezik.

Komunikatë për shtyp e 7 vëllezërve Geci nga Llausha e Skënderajt

Sot me dt. 18.03.2019 një shokë i vëllaut tonë Ganiut e ka thirrur në telefon që të shkoj deri në Drenas dhe i ka thënë që: “Ka një informatë të keqe me i treguar dhe eja deri në Drenas?”

Menjëherë vëllau ynë ka shkuar deri në Drenas dhe ai shoki i kishte thënë Ganiut që të ketë kujdes se disa automjete me targa nga Shqipëria po shëtisin nëpër Drenicë dhe ka informacione okulare se edhe mund ta ketë jetën në rrezik.

Menjëherë vëllau ynë ka thirrur Policinë e Departamentit të Krimeve te Rënda në Prishtinë dhe me udhëzim të tyre rastin e ka raportuar në stacionin më te afërm Policor në Drenas, dhe besoj që organet kompetente do ta trajtojnë rastin me seriozitet te lartë dhe me ndjeshmëri.

Për këtë rast tani janë të informuara të gjitha organet e relevante të Republikës së Kosovës.

Vlenë të ceket se edhe me datën 13.11.2017 rreth orës 11:35 dy policë hetues të krimeve të renda ne Prishtin kanë poseduar afërsisht informata te ngjajshme dhe kanë hetuar se dikush po ashtu nga Shqipëria janë duke përgatitur një atentat kundër vëllaut tonë Ganiut.

Policia në Drenas e ka pyetur vëllaun tonë se mos rastësisht ka pasur ndonjë kërcënim direkt?

Ganiu iu ka përgjigjur se nuk ka pasur asnjëherë kërcënime direkte sepse kërcënimet direkte përpos që i ndajmë me policin u kthejm në formën e njejtë duke e mbrojtur gjithëherë vetën me aq fuqi sa kemi.

Vëllai ynë Gani Geci ka dhënë një deklaratë në Stacioni Policor në Drenas dhe nën përcjelljen e Policisë është kthyer në Skënderaj.

Ne shpresojm se Policia e Republikës së Kosovës dhe të gjitha organet tjera relevante do ta trajtojnë me seriozitetin më të madh këtë rast.

P.S.
Le ta dinë te gjithe ata që mundohen të frikësojnë vëllaun tonë dhe neve si familje se ne do ta mbrojmë vetën tonë me të gjitha mjetet që disponojm.

Çdo informat qe kemi do ta ndajm bashkë me Policinë e Kosovës .

Ne kemi ngritur nivelin e Sigurisë për vëllaun tonë dhe familjen tonë
dhe pasojat per shtytësit ,mbështetësit financiar apo politikë te këtyre kriminelve do të jenë të paparashikueshme qoftë me ligjet e Republikës së Kosovës, qoftë edhe me Kanunin për ata që nuk i respektojnë ligjet .

Image result for gani geci foto

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME