Categories Lajme

Studentët i drejtohen Kuvendit, me thirrje dhe brohoritje nisin marshimin

Ka nisur marshimi i studentëve nga Fakultetet e Tiranës drejt Kuvendit, në ditën e nëntë të protestës.

Studentët e bashkuar do të protestojnë sot përpara sallës së parlamentit, ndërsa brenda pritet të ketë diskutime po për këtë çështje.

Një pjesë e studentëve kanë bllokuar rrugën te zona e Ushtarit të Panjohur, ndërsa pritet bashkimi dhe i studentëve që po vijnë nga Universiteti Bujqësor i Kamzës.

I gjendur i rrethuar nga studentët që mprotestojnë në ditën e tyre të nëntë, kryeministri Edi Rama ka preferuar që të hyjë në Kuvend nga dera e pasme, duke shmangur incidentet.

Ndërkohë sot pritet që të kthehen në Kuvend 6 deputetë të opozitës,të cilët do të shtrojnë çështjet e studentëve.

PD; Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Izmira Ulqinaku dhe Valentina Duka

LSI: Petrit Vasili, Luan Rama, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi

LSI ka propozuar dje disa amendime të ligjit për Arsimin e Lartë, që sipas kësaj force politike do ti jepnin zgjidhje kërkesave të studentëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME