Categories Lajme

Vrau bashkëkombësin në burgun e Athinës, shqiptari: S’doja ta vrisja, vetëm…

Në një gjykatë në Athinë ka nisur gjyqi për atentatin ndaj avokatit Mikalis Zafiropulos, ku protagonist janë të njëjtët persona që vranë të dënuarin shqiptar Albert Bako në burgun e Koridhalo pak ditë më parë.

Mediat greke shkruajnë se për vrasjen e 36-vjeçarit ka dalë para trupës së gjyqtarëve, shqiptari Mikel Kastrioti, 33 vjeç. Në dëshminë për ngjarjen e rëndë, Kastrioti tha se  nuk donte ta vriste Bakon, pasi qëllimi i tij ishte vetëm ta lëndonte pak.

Në gjyq mes të burgosurve të përfshirë në vrasjen e 36-vjeçarit ishte edhe i burgosuri grek, Aristides Floros, i cili refuzoi që të dëshmonte.

Vrasja e avokatit Zafiropulos është mohuar nga dy të pandehurit e tjerë, shqiptarët Klodjan Lekoçi dhe Oldi Dulçe.

Kujtojmë se ka qenë atentati ndaj avokatit, që ka ndezur një konflikt brenda burgut mes Bakos dhe bashkëkombësit të tij 33-vjeçar, që e shty këtë të fundit ta ekzekutojë 36-vjeçarin përpara se ai të rrëfehej në procesin gjyqësor që nisi sot.

Ndërkohë, “Zougla.gr” raporton se 36-vjeçari “është qëlluar 17 herë me thikë në qafë dhe trup” nga Kastrioti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME