Categories Opinion

Lubonja- Metës: Të reagojë për kaosin ku është futur Shqipëria

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Opinion” në “Neës 24” foli për deklaratat dhe rolin e presidentit të Republikës Ilir Meta. Lubonja tha se Meta duhet të mos qëndrojë aq mbi palët, por të reagojë për situatën politike që po kalon Shqipëria.

“I kam ndjekur deklaratat e presidentit të Republikës Ilir Meta. Mendoj se Meta duhet të reagojë më shumë për situatën në Shqipëri. Jemi mësuar që presidenti qëndron mbi palët dhe aktualisht kreu i shtetit po bën këtë rol. Mirëpo, mendoj se në këtë situatë ku ndodhet Shqipëria, Meta duhet të reagojë edhe për ato gjëra që fliten për Shqipërinë, për trafikun e drogës që bëhet në vend, për pastrimin e parave që bëhet me kullat në kryeqytet. Kjo sepse presidenti Meta, duke qenë në këtë pozicion ka informacione edhe nga shërbimet sekrete dhe di më shumë për situatën. Mendoj se duhet të reagojë për gjendjen ku ndodhen shqiptarët”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja shtoi se fjalimi i Edi Ramës tek sulmon opozitën dhe mediat si dhe përmendja e Ilir Metës janë simptoma të një krize që ka kapluar kryeministrin.

“E pashë deklaratën e tij mbi gazetarët dhe atë që deklaroi për presidentin Meta. Ishte një delir, i një njeriu që bën deklarime të pamatura. Quajti derra gazetarët në një kohë, që disa gjëra që mediat thonë janë të vërteta. Shqipëria u mbush me kanabis dhe këtu bëhet pa fund pastrim parash. Këtu është ngritur një sistem kriminal. Ndërkohë, përmendi edhe presidentin Meta. Mendoj se gjendja ka arritur në pikën që kreu i shtetit duhet të reagojë për gjendjen ku ndodhet sot Shqipëria”, u shpreh Lubonja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME