Categories Lajme

Masë e zbutur për gjyshen që rrëmbeu nipin 3-vjeçar, Gjykata e Durrësit vendos “detyrim paraqitje”

Bahrije Gjuni, gjyshja gjyshja që rrëmbeu nipin e saj 3-vjeçar, u arrestua nga Policia e Durrësit. Ajo pranoi të dorëzonte sot djalin në polici, ndërsa është arrestuar nën akuzën e rrëmbimit të personit. Gjuni tregoi se e ka bërë plan me bashkëshortin që t’ia merrnin nipin nënës, dhe ta rrisnin vetë.

Ajo tregoi në polici se ku e ka mbajtur nipin në ditët që askush nuk dinte gjë për të.

“E kemi vendosur së bashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme.

Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje”, ka deklaruar gjyshja

Vendimi i gjykatës:

Çështja penale me Nr. 241/4 Akti, me objekt “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masëes së sigurimit ndaj shtetasve B.Gjuni e dyshuar per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 te Kodit Penal”:

Kjo çështje u shortua elektronikisht pranë Gjyqtares Besjana Garxenaj.

Seanca gjyqësore u zhvillua në datë 22.04.2024, ora 14:00.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, për çështjen e sipërcituar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka disponuar me Vendimin Nr. 241/2, datë 19.042024, ku ka vendosur:

VENDOSI:

1. Konstatimin e paligjshmërisë së ndalimit të personit nën hetim B. Gjuni, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 i Kodit Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim B. Gjuni.

3. Detyrimin e personit nën hetim B. Gjuni, që të paraqitet në Policinë Gjyqësore Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të Mërkurën e parë dhe të tretë, të çdo muaji, ora 10:00.

4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim B. Gjuni, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

5. Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për ekzekutimin e këtij vendimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Është arratisur? Majmuni del xhiro në Tiranë, qytetarët shtangen

Një video e bërë në Sauk ka shkuar menjëherë virale në rrjete sociale. Një majmun i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arkeologët zbulojnë një pishinë të shekullit të parë në Durrës

Gërmimet arkeologjike në oborrin e shkollës “Gjergj Kastrioti” të Durrësit, e cila  pritet t’i nënshtrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet për vrasjen e të moshuarve në Dropull, Prokuroria kërkon burg për 69-vjeçarin

Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar burg për 69-vjeçarin, Thoma Mastorën, i cili dyshohet se është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përcaktohen gjyqtarët e GJKKO që do të shqyrtojnë ankimin për dënimin e Fredi Belerit

Përcaktohen Gjyqtarët e Apelit të Posaçëm që do të shqyrtojnë ankimin për dënimin e Alfred…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Datat për provimet e Maturës Shtetërore 2024

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shetërore 2024 Gjuhë e huaj – 03 Qershor 2024Gjuhë…

LEXO ME SHUME