Categories Lajme

Për të gjithë drejtuesit e mjeteve/ Nga 1 prilli mos bëni aksidente,do e paguani siguracionin shtrenjtë

Nga 1 prilli i vitit 2019 nis regjistrimi i aksidenteva, gjë që do i detyrojë drejtuesit e mjeteve të paguaj siguracionin e makinës më shtrenjtë.  E ndërkohë e kundërta do të ndodhë për ata të cilët nuk shkaktojnë aksidente, siguracioni i tyre do të ulet deri në përgjysmim të tij.

Me këtë nismë të ndërrmar synohet ndërgjegjsimi i shoqërisë për të parandaluar kështu dhe aksidentet. Nga ana teknike procesi është më transparent dhe përfshirja e formulave matematikore e bën një mekanizëm të drejtë, të besueshëm dhe sipas meritës.

Ky është në thelb vendimi më i fundit i marrë nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që i hap rrugë zbatimit të atij që quhet sistemi “Bonus-Malus”, i aplikuar me sukses nga shumë vende europiane.

Udhëzimi i Bordit të AMF-së u miratua si një kërkesë e tregut dhe për të krijuar shumë lehtësi për qytetarët. Kjo, pasi është verifikuar që në vendet ku është në zbatim ky lloj sistemi ka dhënë efekte në uljen e numrit të aksidenteve, mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe garantimin e një çmimi më të drejtë për siguracionet e makinave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME