Categories Politike

Kryemadhi injoron Ramën në Konventën e LSI-së, ja risia që solli në fjalimin e saj

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot Konventën Kombëtare. Delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria votuan me unanimitet rezolutën me 7 Pika të propozuar për votim, në të cilën shprehej angazhimi i plotë i LSI për të dhënë të gjithë kontributin e saj në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe që Qershori të jetë muaji i çeljes së negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Përveç Rezolutës, Konventa Kombëtare e LSI prezantoi dhe sloganin që LSI do të ketë gjatë gjithë kësaj periudhe në prag të zgjedhjeve lokale. “Shqipëria, shtëpia juaj” do të jetë tashmë slogani i LSI-së, i cili ashtu sikurse u theksua edhe në fjalën e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, misioni i LSI-së është i qartë, “Të kthejmë shqiptarët në Shqipëri”.

Por gjatë fjalimit të saj, kryetarja e LSI-së, ndonëse ka përmendur të gjitha premtimet e pambajtura të kryeministrit Edi Rama, e ka injoruar plotësisht atë, duke mos ia përmendur asnjëherë emrin.

Po ashtu, një risi në fjalimin e Kryemadhit, ishte thirrja ndaj shqiptarëve për për të rikthyer besimin në Zot.

Kryemadhi tha se shqiptarët duhet të luftojnë të kthejnë besimin në Zot. “Ne duhet të luftojmë të kthejmë besimin në Zot, sepse vetëm besimi në Zot, do të na kthejë besimin te institucioni i familjes. Shqipëria për ne është familja, Shqipëria për ne është shtëpia jonë. Ne e duam Shqipërinë ashtu siç duam familjen tonë. Ne duhet ti japim dorën njeri-tjetrit sot. Pa dallimesh bindje politike. Unë besoj se Shqipëria ka të ardhme. Jam e bindur që edhe ju besoni që Shqipëria ka të ardhme. Prandaj duke u lutur në Zot, lutemi çdo ditë që t’ju japi çdo ditë të gjithëve ju forcë dhe besim. I lutem çdo ditë që të na falë mëkatet tona për mosveprim ndaj kësaj të keqeje që ka uzurpuar, i jam mirënjohëse çdo ditë për besimin dhe përkrahjen që kam te ju dhe i lutem çdo ditë që ta shtojë më shumë. Por më lejoni që në emrin tuaj, të gjithë së bashku, të besojmë në Zot dhe ti lutemi Zotit që të kemi një Shqipëri të begatë, që të kemi një Shqipëri të ndritur, që të kemi një Shqipëri që të jetë familja e shqiptarëve, që të kemi një Shqipëri siç e meritojmë. Ti lutemi çdo ditë që ti kthejë të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, të ndërtojnë familjen e tyre. Zoti qoftë me ju, Zoti na dhëntë forcë, zoti na dhëntë forcë që të përballemi me këtë të keqe të madhe dhe jam e bindur që Zoti do të na ndriçojë në rrugën për të ecur përpara dhe për të mos u ndalur më përballë kësaj të keqeje. Ne kemi një mision, të kthehemi në vendin tonë, të luftojmë në vendin tonë, të luftojmë për familjen e shqiptarëve, sepse sistemi i vlerave qëndron te familja. Pa familje nuk ka vlera. Pa familje nuk ka atdhe. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. Zoti ju ruajt ju dhe gjithë shqiptarët kudo që janë”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME