Categories Politike

“Rama iniciator për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi”, Berisha: Ja pse nuk u dekretua Cakaj

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar një intervistë për televizionin shqiptar në Suedi, ALBSE, ndërsa ndër të tjera është ndalur edhe tek tema e ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Lidhur me këtë berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, si iniciator të kësaj politike, ndërsa tha:

“Unë theksova se Edi Rama është iniciator publik i kësaj nisme, flamurin e të cilës e mbajnë argatët e Beogradit në Prishtinë. Ndërsa roli i faktorit ndërkombëtar ka qënë kompleks. Ka që e kanë kundërshtuar në mënyrë kategorike ndryshimin e kufinjve, të tjerë të cilët janë shprehur se përkrahin një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit. Problemi është se argati i Beogradit në Prishtinë që përfaqësoi Kosovën, mashtroi botën duke mos patur askënd me vete përveç Baton Haxhisë. As partinë e tij jo. Tani po kuptohet që ai është njëri pa mbështetje, tani kuptohet që parlamenti e zëvëndësoi atë me një delegacion përfaqësues parlamentar të Kosovës. Gradualisht do të dalin të vërtetat se për logari të kujt vepruan argatët në Prishtinë. Por një gjë dua të them këtu. Kufinjtë në Ballkan sigurisht që mund të rivizatohen dhe rivendosen në mënyra krejt të tjera, padiskutim që në këtë kontekst padrejtësitë më të mëdha u janë bërë shqiptarëve. Nëse arrihet në këtë përfundim, për të korrigjuar padrejtësitë e mëdha të historisë, atëherë aq sa është Presheva aq janë dhe të gjitha trevat e tjera shqiptare, por kjo kërkon një konferencë ndërkombëtare të Fuqive të Mëdha, e cila t’i rikthejë të drejtën shqiptarëve për një shtet në Ballkan. Kurse përpjekja për të ndarë Kosovën nuk është një përpjekje tjetër veçse për t’i krijuar precedentin në Kosovë Beogradit që të aneksojë dhe Bosnjën dhe të krijojë Serbinë e Madhe, dhe shqiptarët s’duhet t’a pranojnë këtë per asnjë çmim.”

Ai po ashtu është ndalur edhe tek mosdekretimi i Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm, nga Presidenti i Republikës Ilir MEta, ndërsa është shprehur:

“Në të vërtetë, zoti Meta e ka rikthyer atë me shkaqe ligjore të pakundërshtueshme. Por unë do thoja që dhe jashtë shkaqeve ligjore, një njëri i cili është shprehur qartë për ndryshimin e kufinjve të Kosovës nuk mund të ulej kurrë në karrigen e ministrit të jashtëm të Shqipërisë. Ndaj dhe ky ishte një zhvillim pozitiv, ishte një goditje e rëndë e merituar që morën planet e Beogradit dhe të argatëve të tyre në Prishtinë dhe Tiranë për krijimin e Serbisë së Madhe në kurriz dhe në kundërshtim flagrant me interesat kombëtare të shqiptarëve.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME