Categories Politike

Vasili: Duam zgjedhje të menjëhershme, jemi gati të nxjerrim shqiptarët nga kriza

N/ kryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se opozita e ka plotësuar tashmë të gjithë objektivin e saj për demaskimin e maxhorancës për lidhjet me krimin dhe korrupsionin, prandaj shton ai duhet që të ketë sa më parë zgjedhje të reja.

Zgjedhjet e menjëhershme brenda kufijve më të shkurtër,që koha ligjore lejon për realizimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse janë të pashmangshme. Cdo vonesë është e patolerueshme dhe shkatërrimtare për vendin.

Opozita është gati ti nxjerre shqiptarët nga kriza, zgjedhjet menjëherë janë hapi i parë vendimtar të tjerat vijnë pas” shkruan ai. Opozita bojkoti 30 Qershorin, ndërsa Meta dekretoi 13 Tetorin si datë të re për zgjedhjet lokale, të cilën LSI-ja e pranon, por PD-ja jo, pasi ngulmon në kushtin për largimin e Ramës.

Megjithatë zgjedhjet e 30 Qershorit janë njohur nga ndërkombëtarët.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Zgjedhje menjehere,ky eshte shpetimi i vetem i vendit nga antishteti dhe antiqeverisja. Ne Shqiperi sundon antivota,anti shteti dhe antiqeverisja. 30 qershori ishte formesimi i nje refuzimi mbarepopullor ndaj tyre,por njeherazi edhe urdheri i prere i popullit per ti dhene zgjidhje agonise,qe po jua shkaterron jeten shqiptareve si nga pikpamja ekonomike,morale, psikologjike dhe sociale, nepermjet zgjedhjeve te menjehershme te lira e te ndershme. Protestat shume masive dhe shume te forta, qofte nga pjesmarrja,por edhe nga motivimi i tyre,imponuan si rrugen e zgjidhjes vetem voten e lire, pra zgjedhjet e lira dhe te ndershme sa me pare.

Askush nuk mund ti shmanget kesaj zgjidhjeje,qe populli kerkon,por edhe interesat afatgjata te vendit e imponojne. Maxhoranca eshte diskredituar si grabitese e kriminalizuar e miliarda eurove te parave publike, por edhe shkaterruese e zgjedhjeve te lira ku 30 qershori ishte kulmi i tyre. Opozita e ka plotesuar tashme te gjithe objektivin e saj per demaskimin e maxhorances per lidhjet me krimin dhe korrupsionin dhe blerjen kriminale te votes si dhe per shnderrimin e tyre ne bindje te te gjithe shqiptareve. Zgjedhjet e menjehershme brenda kufijve me te shkurter,qe koha ligjore lejon per realizimin e zgjedhjeve gjitheperfshirese jane te pashmangshme. Cdo vonese eshte e patolerueshme dhe shkaterrimtare per vendin. Cdo vonese apo dyzim do te ishin kohe per antishtetin dhe antiligjin, qe te avanconte duke u kthyer ne nje semundje shkaterrimtare dhe pa sherim.

Opozita ka sot nje pergjegjesi shume me te medha se sa dje, per ti garantuar nje te ardhme te sigurte vendit, te ardhme,qe nuk do te mund te minohej dot nga pasojat shume te renda te qeverisjes se sotme te Rames dhe rilindjes. Vetem Zgjedhjet e menjehershme do te shpetojne sot vendin nga veshtiresite e pakapercyeshme te se nesermes. Vendi kerkon sot rrugedalje nga tuneli shume i erret i depresionit shume te thelle politik,ekonomik kushtetues dhe shoqeror. Detyren qe tu jape zgjidhje ketyre momenteve kritike shqiptaret dhe koha ja kane ngarkuar opozites. Opozita eshte gati ti nxjerre shqiptaret nga kriza,zgjedhjet menjehere jane hapi i pare vendimtar te tjerat vijne pas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME