Categories Lajme

Brenda skemës së trafikimit të egjiptianëve, zbulohet koka e grupit që luan me miliona euro në vit

Tre javë më parë publikuam historinë e përfshirjes së punonjësve të emigracionit, në një linjë të trafikimit të qenieve njerëzore nga Lindja e Mesme. Një punë e realizuar paralelisht me operacionin e SPAK që çoi në arrestimin e 26 personave të cilët punonin në këtë linjë.

Linja e Bangladeshit nuk ishte e vetmja, pasi denoncimi i radhës sjell fakte të trafikimit të emigrantëve nga Egjipti. Një linjë mjaft efikase me destinacion vendet e BE, që ka si protagonist kryesor, një shtetas shqiptaro-egjiptian.

“Kam rënë në kontakt me Ahmed Kensowas në Egjipt. Ai merret me trafikim dhe sjell njerëz nga Egjipti drejt BE. Ai u merr nga 5 mijë për të ardhur në Shqipëri, 7 për ti dërguar jashtë. Rruga totale nga Egjipti në BE është 12 mijë euro”, thotë denoncuesja jonë.

Kjo e fundit pati dhe një takim me Ahmed Kensowan për ta verifikuar krejtësisht se si funksionon skema e trafikimit.

Në takim, Kensowa zbërthen gjithçka me detaje. “Mund të fus sa njerëz të dua në Shqipëri kam lidhjet. Nëse do të bëj viza turistike dhe viza pune. Si të duash.

“4 mijë euro pa mbajtur përgjegjësi, 5 mijë duke mbajtur përgjegjësi. Duhet me patjetër të paguash kaq. Shtrenjtë, por ky është biznesi im”, thotë ai.

Për të verifikuar krejtësisht skemën, gazetari Eraldo Harlicaj infiltrohet brenda grupit të trafikimit dhe arrin të marrë 10 pasaporta egjiptianësh. Në total paguhen 3050 euro për skemën e trafikimit.

Harlicaj vendos kontakt dhe me emigrantët që kanë pasaportat në duart e Piranjave pas realizimit të shkëmbimit. Ata konfirmojnë dhe falenderojnë Helmin dhe Ahmetin.

Piranjat më pas ballafaqohen me vetë Ahmedin, kokën e këtij grupi. Ai nuk e pranon përfshirjen, por më pas tregohet agresiv dhe përplas kamerën./ Piranjat.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME