Categories Lajme

S’kishin bukë të hanin, familja në Këlcyrë hyn në shtëpinë e re

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” dhe i emisionit “Boom” takoi fëmijët e familjes Rrapo. Misioni i parë ishte të ndërronin rrobat e vjetra me të reja dhe të ngrohta. Elvisi dhe Fiori ndihmuan fëmijët të zgjidhnin rrobat e reja. Nuk munguan dhuratat. Rruga vijon më tej. Shqiptarët me zemër të madhe dhuruan për familjen Rrapo. Personalisht Elvis Naçi dhuroi 5000 euro në kujtim të babit të vet për këtë familje.

Ujyhmmn

Familja Rrapo u fut për herë të parë në një banesë të mobiluar. Më në një fund një çati për familjen Rrapo. Ushqimi gjithashtu nuk do u mungojë pasi fondacioni “Firdeus” do u sigurojë vazhdimisht pako me ushqime. Momenti kur fëmijët dhe prindërit e tyre futen në banesë është emocionuese.

Nuk mungojnë lotët në sytë e tyre. Shprehin mirënjohje për ndihmën dhe përkrahjen që gjetën tek emisioni “ Shqiptarët për shqiptarët”.

Elvis Naçi: Sipërfaqja totale e banesës është 240 metra katrorë brenda dhe jashtë. Ta gëzoni këtë shtëpi. Sot na gëzuar. Shikojmë fëmijët që po lozin me lodra kanë shtëpi të ngrohtë më në fund. Ata janë të pafajshëm, ata nuk duan të vuajnë. Sot jemi më të gëzuar se kurrë që fëmijët janë të lumtur.

Një çift bashkëshortësh i dhuruan familjes Rrapo ushqime për një muaj. Ndërsa tre fëmijët më në fund buzëqeshën të sigurt se e nesërmja do jetë me e mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME