Raportet që lidhin Neymar me një rikthim në Barcelonë nuk përjashtohen, trajneri gjerman insiston se ylli brazilian ndihet si në shtëpinë e tij në Paris Saint-Germain Thomas Tuchel është i bindur që Neymar “është shumë i lumtur” dhe dëshiron që të bëhet lider në Paris Saint-Germain, pavarësisht raporteve për një kthim të mundshëm të tij në Barcelonë. Neymar ju bashkua PSG-së nga Barca në vitin 2017 për një shumë rekorde prej 222 milionë euro, një marrëveshje që e kishte zënë botën e sportit dhe klubin katalunas në befasi, pasi që klubi nga Ligue 1 aktivizoi klauzolën e brazilianit.
Shumicën e kohës, lajmet janë të dominuara për Neymar që e lidhin atë me një transfer tjetër, me Real Madridin që duket se e ka target kryesor pas largimit të Cristiano Ronaldos për në Juventus. Pavarësisht këtyre thashethemeve ka ende sugjerime se Barca e dëshiron rikthimin e tij në Camp Nou dhe ylli brazilian thuhet se është gati të rikthehet. Por, Tuchell është i bindur që Neymar-i cili u kthye në skuadër pasi mungoi në ndeshje të kupës së Francës ku PSG fitoi me rezultat 4-0 kundër Pontivy-është i fokusuar që të jetë lider i PSG. Duke folur para ndeshjes kundër Guingamp në Kupën e Ligës të mërkurëqn, Tuchel tha: Mendoj që Neymar ndihet shumë, shumë i lumtur me ne. Ai është profesionist, shumë i vendosur, me qëndrime të qarta si lojtar. “Mendoj që ai ndihet shumë mirë këtu, si në zhveshtore ashtu edhe në fushë. Ai është i disiplinuar, bën shumë në fushë. Shikoni statistikat e tij dhe ato janë rezultat i asaj çfarë ai bën në stërvitje”. “Ne jemi shumë të kënaqur me punën e tij. Kam një ndjenjë që ai dëshiron të na tregoj që ai është gati që të jetë një lider i PSG-së dhe kjo është mirë për ne sepse në krye të kësaj ai është lojtari më i mirë i joni dhe po ashtu një ndër lojtarët më të mirë në botë”.