Categories Kuriozitete, Teknologji

Shkencëtarët zbulojnë ‘porosinë’ me anë radio-valësh

Një sinjal mjaft i parëndomtë ka ardhur nga i njëjti burim i largët së paku 1,5 miliardë vitesh drite Shkencëtarët kanë vërejtur më shumë sinjale të shpejta radio valësh, të cilat arrijnë nga një galaksi e largët, shkruan The Independenti britanik, duke cituar studimin e botuar në revistën “Nature”. Në 13 intervale radio-valësh të shpejta, të njohura me emrin FRB, është përsëritur një sinjal mjaft i parëndomtë, i cili ka ardhur nga i njëjti burim i largët së paku 1.5 miliadrë vitesh drite, është zbuluar me një teleskop në Kanada.

Kjo është hera e dytë në histori që shkencëtarët kanë vërejtur një interval të tillë të përsëritshëm radio-valësh. Kjo njëkohësisht e thellon misterin, por edhe ofron mundësinë që përfundimisht të kuptohen shkaqet e krijimit të këtyre radio-sinjaleve. Natyra e vërtetë e këtyre radio-valëve është e panjohur. Ekzistojnë teori të ndryshme se çka i shkakton. Ato përfshijnë një yll neutronik me fushë të fuqishme magnetike e cila sillet shumë shpejt apo dy yje neutronike, të cilat janë në proces të bashkimit. Teoria më pak popullore ndër shkencëtarët është edhe ajo se është fjala për ndonjë lloj anijej kozmike jashtëtokësore. Intervalet zgjasin vetëm një milisekondë, por prandaj dërgojnë energji, për të cilën Diellit tonë i duhen 12 muaj që ta prodhojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor, e Martë 7 Maj 2024

Dashi Ata qe janë ne një lidhje do e përmirësojnë jetën e tyre sentimentale dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Maj 2024

DASHI Për sa i përket punës yjet ju këshillojnë të tregoheni më të shkathët në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Prill 2024

Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME